Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Luka Modriç lojtari më i mirë në botë, thyen Salah e Ronaldo në çmimin e FIFA

Postuar: 25/09/2018 - 07:38

Luka Modriç është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s. Në mbrëmjen e madhe gala të organizuar në Londër, u ndanë çmimet për më të mirët e vitit sipas FIFA-s dhe mesfushori kroat mposhti dhe një herë tjetër sulmuesin portugez Kristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Liverpulit Mohamed Salah. Njësoj si në vlerësimin e UEFA-s, edhe FIFA çmoi kroatin si lojtarin më të mirë të këtij viti. Duke marrë çmimin, Modriç falënderoi shokët e Realit dhe të kombëtares së Kroacisë, ku shkruan historinë në Botërorin rus. Vetë Ronaldo por edhe rivali tjetër Leo Mesi, nuk ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Ndërkohë, lojtarja më e mirë femër për 2018, nga FIFA u zgjodh Marta, e cila udhëhoqi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës këtë sezon. Mes kandidaturave, ishin Ada Hegerberg e Lionit, Xhenifer Marozan, po ashtu e francezëve të Lionit.

Formacioni më i mirë (FIFPro)– David De Gea; Dani Alvesh, Rafael Varane, Serxhio Ramos, Marselo; Luka Modriç, N’golo Kante, Eden Hazard; Lionel Mesi, Kilian Mbape, Kristiano Ronaldo. Portieri më i mirë – Thibaut Kurtua, portieri i Belgjikës dhe tashmë i Realit të Madridit, është shpallur portieri më i mirë i vitit nga FIFA. Mes kandidaturave, ishin Tibo Kurtua, Hugo Loris, si dhe Kasper Shmajkel i Danimarkës.

Trajneri më i mirë – Trajneri më i mirë për meshkuj nga FIFA u shpall Didier Deshamp, pasi u shpall kampion bote me Francën, në Botërorin e Rusisë. Mes kandidaturave, si rivalë ishin trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, si dhe ish-trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan. Kurse trajneri më i mirë i futbollit të femrave u shpall tekniku i Lionit për femra, Reinald Pedros. Rivalë të tij ishin Asako Takakura, si dhe Sarina Uigman, pra në garë ishin një mashkull dhe dy femra, por fitoi një mashkull.

Çmimi Pushkash –Mohamed Salah u zgjodh autori i golit më të bukur, shënuar në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit. Mes kandidaturave ishin Garet Bejl në finalen e Champions, Denis Çerishev në Botërorin e Rusisë, Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit, Lionel Mesi me Argjentinën në Botëror etj.

Çmimi i tifozit – Çmimi për tifozët më të mirë të këtij viti, zgjedhur nga vetë fansat në internet, shkoi për tifozët peruanë, të cilët gjatë Botërorit në Rusi udhëtuan të shumtë në numër për të ndjekur ekipin e tyre.

Çmimi “Fair-play”-Lenart Tai, sulmuesi i Venlos në Holandë, la kampionatin për një javë, për të shpëtuar një të sëmurë me leucemi, në mënyrë që të dhuronte gjak, falë qelizave të tij të veçanta. Së fundmi theksojmë se i ftuar special në këtë mbrëmje është dhe tekniku italian i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, dhe ka qenë një nga të parët që ka mbërritur në këtë eveniment mbrëmjen e sotme.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 10:32

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
 
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bë

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m