BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Luka Modriç: Ronaldo gaboi që s’erdhi kur unë mora “Topin e Artë”, Mbape i lindur për Realin

Luka Modriç: Ronaldo gaboi që s’erdhi kur unë mora

Reali i Madridit fitoi me Eibarin 3-1 dhe ruajti ritmin me Barcelonën në rrugën drejt titullit, një diferencë prej vetëm dy pikësh. Duhet thënë se madrilenët kanë ende një skuadër kompetitive dhe nën trajnerin Zinedin Zidane urojnë që të përsërisin suksesin e shkuar. Por një pjesë e lojtarëve janë “të plakur”. Sidoqoftë, ka besim se mund t’i dilet. Kështu mendon edhe mesfushori kroat Luka Modriç, i cili ka botuar së fundmi një libër autobiografik, ku rrëfen karrierën dhe jetën e tij, por edhe raportet me lojtarët e tjerë të Realit, përfshi dhe Kristiano Ronaldon, i cili e braktisi mbrëmjen gala ku kroati u vlerësua me “Topin e Artë”. Në fakt, “Topi i Artë”, i fundit, i Real Madridit dëshiron ta përfundojë karrierën e tij profesionale i veshur me të bardha. Luka Modriç u rrëfye në një intervistë në “Gazzetta dello Sport”, ku siguroi: “Jam i sigurt që mund të luaj në një nivel të lartë edhe për dy vjet. Do të dëshiroja ta përfundoja karrierën time te Real Madridi, por kjo do të varet edhe nga klubi”, tha ai. Më pas Modriç komentoi Champions, duke dashur një tjetër trofe europian me Realin. “UEFA do të njoftojë zyrtarisht të mërkurën për vendin dhe formatin e Champions League”, nënvizoi ai. Më tej komenton ecurinë e garës në këtë kompeticion të Ligës së Kampioneve. Mesfushori kroat, i cili e ka fituar katër herë me Realin këtë trofe, e sheh garën të hapur dhe të fortë. “Unë e shoh rival të fortë PSG-në, edhe nëse nuk luan deri në gusht. Është e lehtë të thuhet që janë edhe Barcelona e Bajerni. Duhet patur kujdes me Atletiko Madridin dhe sigurisht, në mesin e favoritëve do të jetë ai që kalon në duelin mes Mançester Sitit dhe Real Madridit”, shtoi Modriç. Nuk kishte si të mungonte kritika për Ronaldon në librin autobiografik të tij, që ai e ka përshkruar shumë imët dhe duket hatërmbetje e madhe. “Në librin e tij autobiografik, Luka kritikoi Kristianon që nuk mori pjesë në mbrëmjen gala të Topit të Artë. Sidoqoftë, tani ai ka vetëm fjalë të mira për portugezin: “Është një nga më të mëdhenjtë në histori. Kristiano gjithmonë dëshiron të fitojë, ai na motivoi dhe na bëri të reagonim. Ka një zemër të madhe, është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë ata që kanë nevojë”, theksoi më tej Modriç. Për kroatin ka vend edhe komenti për sulmuesin e momentit, francezin e PSG-së, Kilian Mbape, për të cilin tha se është lojtar i lindur për Realin. “Ai ka të gjitha, por mendoj se për të bërë hapin e madh në cilësi duhet të shkojë në një kampionat, ku skuadra e tij nuk fiton aq lehtë. Gjithashtu shoh shumë potencial te Vinicius dhe më pëlqejnë De Bryjne dhe Sterling”, u shpreh kroati. Në fund ka një koment dhe për komentin “uthulla” që i kanë vënë shokët e tij në Madrid. “Mesfushori kroat është një fitues i lindur, nuk i pëlqen të humbasë edhe në stërvitje. Për këtë atij i kanë vënë një nofkë në dhomat e zhveshjes së Realit: “Ndihem një person normal, i cili e do përuljen dhe modestinë. Jam këmbëngulës e kokëfortë. Shokët e skuadrës te Real Madridi më quajnë “uthull”, sepse kur humbas në stërvitje e marr keq”, përfundoi qëndrimin e tij Luka Modriç.