BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Sport

Luka Toni shigjeton Ronaldon: Juventusi humbi kupën për faj të tij, s’mundi të driblonte asnjë lojtar

Luka Toni shigjeton Ronaldon: Juventusi humbi kupën për faj të

Juventusi humbi finalen e Kupës së Italisë përballë Napolit dhe kritikat për ekipin e Mauricio Sarrit kanë arritur kulmin, ku në shënjestër është vënë sidomos portugezi Kristiano Ronaldo. Kështu,ish-sulmuesi i Italisë, Luka Toni, është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e Kristiano Ronaldos kundër Napolit, duke e fajësuar sulmuesin portugez për disfatën e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë dhe duke thënë se ai nuk mund ta driblojë qoftë edhe një kundërshtar. Toni e shikoi Ronaldon duke e humbur finalen e dytë radhazi për herë të parë në karrierën e vet dhe këmbënguli se 35-vjeçari ishte pjesë e problemit për djelmoshat e Maurizio Sarrit në Romë. “Për këtë humbje fajin e ka edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi nuk është në gjendje të mirë fizike dhe nuk mund ta driblojë qoftë edhe një lojtar”, tha Toni për “Rai Uno”. Më pas, ai e lartësoi ish-bashkëlojtarin e vet në ekipin kombëtar, Xhixhi Bufon, i cili nuk pësoi gol për ndeshjen e dytë radhazi. “Bufon ishte lojtari më i mirë në fushë për Juventusin”, shtoi ai. Ndërkohë, duhet theksuar se për Ronaldon ky ishte dështimi i dytë brenda një sezoni dhe kjo mund ta penalizojë atë për “Topin e Artë” edhe sikur të fitojë Champions League. Kjo finale shkoi për Napolin, i cili e fitoi trofeun e kupës në penallti, duke i mundur 4:2 bardhezinjtë pasi Paulo Dibala dhe Danilo dështuan nga pika e bardhë. Ndërkohë, edhe trajneri Sarri nuk i kurseu kritikat e tij për Kristiano Ronaldon, por e pa këtë në një dimension më të gjerë, që lidhet me përgatitjen e grupit dhe ngërçin psikologjik. Sepse, në dy ndeshjet e para që prej rikthimit të futbollit pas pushimit të detyruar nga pandemia koronavirus, Juventusi nuk e ka shënuar asnjë gol. Pas ndeshjes finale, Sarri tha se Ronaldos dhe sulmuesve të tjerë të Juves po u mungon niveli i duhur fizik pasi nuk e kanë luajtur asnjë ndeshje për më shumë se tre muaj. “Ai është në të njëjtën gjendje fizike si Paulo Dibala dhe Dagllas Kosta, por atij po i mungon mprehtësia për ta bërë atë që funksionin më së miri për të. Nuk u kam thënë shumë gjëra lojtarëve pas ndeshjes. Edhe unë isha i zemëruar dhe i zhgënjyer si ata, prandaj më mirë të heshtësh në ato momente. Flasim më mirë nesër në mëngjes”, tha Sarri për “RAI”. Në këtë mbrëmje, Ronaldo luajti gjithë ndeshjen, duke goditur tri herë në drejtim në portës por duke gjuajtur vetëm një herë brenda kornizës së saj – ai nuk e pati mundësinë të gjuajë nga penalltia, pasi djelmoshat e Xhenaro Gatuzos ishin të saktë para se portugezit t’i vinte rendi. Pasi e humbi Superkupën e Italisë ndaj Lacios në fund të vitit të kaluar, kjo është disfata e dytë radhazi për skuadrën e Maurizio Sarrit. Edhe pse Ronaldo ka marrë pjesën në shumë finale vendore dhe kontinentale me çdo ekip për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e vet të bujshme, 35-vjeçari nuk i kishte humbur dy finale radhazi kurrë më parë. Por humbja ndaj Lacios në Superkupë dhe kjo kundër Napolit në kupë brenda disa muajve, nënkuptojnë se tani Ronaldo është humbës i dy finaleve radhazi.