
Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Lukaku e Dibala drejt Interit, Xheko bën gati “valixhet” e mund të përfundojë në Spanjë

Shkruar nga Adriatik BALLA 22 Qershor 2022

Interi do të bëjë lëvizje të shumta këtë verë, për të mundësuar fitimin e titullit kampion, një objektiv i deklaruar tashmë nga zikaltrit që tani, ende pa nisur mirë sezoni i ri në Serinë A italiane. Ndërkohë, emra të ndryshëm qarkullojnë në media si përforcime të Interit, megjithëse jo të gjithë emrat që lakohen përfundojnë atje ku dëshirojnë apo dëshirohen. Gjithsesi, mediat sportive italiane shkruajnë se Romelu Lukaku dhe Paulo Dibala janë gjithmonë e më pranë Interit, duke shtuar ndjeshëm cilësinë, por edhe numrat në sulm, ndaj zikaltrit janë duke menduar edhe largime në këtë repart, për të shmangur mbipopullimin. Një nga emrat në krye të listës së atyre që mund të largohen, është boshnjaku Edin Xheko, i cili iu bashkua zikaltërve verën e kaluar për të zëvendësuar Lukakun, por me rikthimin e “Big Rom”-it, mund të detyrohet të largohet. Natyrisht Inzagi do të donte ta mbante ende edhe një sezon Xhekon, por vetë boshnjaku e di mirë që do të jetë zgjedhja e katërt apo e pestë në sulm dhe vështirë se do të preferonte një rol të dorës së dytë. Për më tepër, edhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, me Juventusin që i ka ofruar të bëhet zëvendësuesi i parë i Dushan Vlahoviç, por edhe Valencian e Xhenaro Gatuzos, që është gati ta transferojë në kampionatin spanjoll. Sulmuesi ka kontratë deri në verën e ardhshme me Interin, megjithatë zikaltrit do të pranonin ta linin të lirë edhe pa marrë asgjë në këmbim, pasi do të liroheshin nga një pagë prej rreth 11 milionë eurosh bruto, që merr boshnjaku. Ndërkohë, agjenti që përfaqëson Simone Inzagi dhe Alesandro Bastoni ka insistuar sot se gjithçka është kryer për kontratën e re të trajnerit të Interit, teksa mbrojtësi “do të qëndrojë 100 për qind në Inter”, pavarësisht interesimit të Totenhem, Çelsit dhe Mançester Junajtid. Tullio Tinti është parë duke hyrë brenda zyrave qendrore të Milanit dje në mbrëmje dhe duke dalur jashtë ka folur për gazetarët. Ai ishte aty për të diskutuar zgjatjen e kontratës së trajnerit Inzagit, por siç dihet zgjati kontratën, si dhe Bastonin. “Bastoni për momentin është në pushime. Ai do të qëndrojë 100 për qind në Inter. Ne i respektojmë kontratat tonë dhe jemi të lumtur që të diskutojmë zgjatjen e tyre kur Interi na telefonon”, nënvizoi ai. Me pak fjalë, Interi dëshiron të bëjë një revolucion të thellë në grup këtë verë, për t’i mundësuar trajnerit Inzagi një skuadër të aftë të fitojë titullin në Serie A italiane.
Më të lexuarat


Klubet që luajnë në garat e UEFA-s kanë më shumë afrime se largime, duke dëshmuar ambicie

Memushaj merr drejtimin e U-15 të Peskarës, Manaj kthehet tek Barcelona

Ceferin bën deklaratën e fortë: Italia s’ka asnjë stadium të denjë për finalen e Champions

Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!
