BREAKING NEWS

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”, kryeministri Rama lëshon paralajmërimin e rëndë dhe i bën ftesën e papritur opozitës: Të vejë ulërimën për çdo rast!

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”,
x

Sport

"Lumë" golash në Austri, të gjitha rezultatet e pjesëve të para në Champions League

"Lumë" golash në Austri, të gjitha rezultatet e

Janë mbyllur në barazim pa gola pjesët e para të dy supersfidave në Champions, Napoli-Liverpool si dhe Borussia Dortmund-Barcelona.

Kujtojmë se për Napolin mungon Hysaj për shkak dëmtimi, gjithashtu mungon Messi për Barcelonën. Megjithatë pleshti mund të futet në lojë në pjesën e dytë.

Ndërkohë pa gola janë mbyllur edhe ndeshjet e tjera, Chelsea- Valencia, Benfica-Red Bull Salsburg, ndërsa takimi që prodhoi më shumë gola ishte ai i Austrisë, me Salzburg që triumfoi 5-1 përballë Genk. Haland ishte heroi i pjesës së parë për austriakët, teksa manitën e plotësuan Hëang Hee Chan dhe Szoboszlai. Rrjeta e Lucumi në minutën e 40 shërbeu për të  shkurtuar distancat në 3-1.