Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lushnja merr pikën e parë, Ndreu i Kamzës “qan” shansin e humbur për tri pikë

Postuar: 24/09/2017 - 07:35

Lushnja-Kamza ndahen në barazim. Në fushën asnjanëse në Fier, formacioni lushnjar mori pikën e parë në këtë kampionat, ndërsa Kamza e trajnerit Ramadan Ndreu regjistroi barazimin e dytë radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 2 pikëve. Fillimi ishte më i mirë për Kamzën por skuadra e Ndreut ishte paqartë në veprimet sulmuese. Me kalimin e minutave edhe Lushnja tentoi të sulmojë drejt portës së Halilajt. Në të 29-të Mikel Canka pretendoi për një penallti pas një kontakti që pati në zonë me sulmuesin e miqve Stevan Raçiç, por gjyqtari Kridens Meta lejoi vazhdimin e lojës. Në të 34-tën Lushnja kishte shansin më të mirë në pjesën e parë. Canka i vodhi topin Kuqit, por nga një pozicion i prirët nuk gjeti kuadratin e portës së mbrojtur nga Halilaj. Në të 43-tën e lehtë goditja nga distanca e Imerit që u prit pa vështirësi nga Spaho. I pakënaqur nga loja e numrit 10-të, trajneri Ndreu e zëvendësoi Imerin pak sekonda më vonë me Mumajesin. Pjesa e dytë ishte më e bukur se e para, pasi të dyja skuadrat ishin më kërkuese. Në të 55-tën, Ivan Fushtar iu afrua shumë golit me një goditje me kokë pas një harkimi nga këndi, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Në të 65-tën, Sefa i shërbyer mirë nga Branica nuk gjeti portën. Një minutë më pas sulmuesi veteran u ndal  nga Halilaj, pra dy tentativa goli, por rezultati nuk ndryshoi. Në të 93-tën provoi Plaku për Kamzën, por priti pa vështirësi Spaho. Për pasojë ndeshja u mbyll në barazim 0-0, ku të dy ekipet morën nga një pikë. Pas ndeshjes trajneri Ndreu i Kamzës “qau” mundësinë e shkuar dëm për të marrë tri pikë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/10/2017 - 07:56

Premier League vijon të dhurojë emocione të mëdha, sepse po jep spektakël në çdo ndeshje dhe javë pas jave. Dje ishte radha e Mançester Sitit të japë spektakël dhe emocione në duelin përballë Stoke Sitit.

Postuar: 15/10/2017 - 07:55

Bundesliga njohu dje kampionët e vërtetë në fuqi të Gjermanisë.

Postuar: 15/10/2017 - 07:54

Premier League luajti dje javën e tetë të saj, ku kryetakimi dhe në një farë mase dueli më i rëndësishëm i kësaj faze, ai midis Liverpulit dhe Mançester Junajtid u nda në &ldquo

Postuar: 15/10/2017 - 07:53

Edhe Flamurtari do të ketë një stadium të ri, madje një kompleks.

Postuar: 15/10/2017 - 07:51

Djaloshi i ri i portës së Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Thomas Strakosha, u bë protagonist mbrëmjen e djeshme në Torino, pasi i dha fitoren Lacios në duelin kundër Juventus

Postuar: 15/10/2017 - 07:48

Kategoria Superiore do të startojë sot me ndeshjen Skënderbeu-Lushnja, ndërsa katër takimet e tjera të saj për javën e gjashtë do të luhen ditën e hënë.

Postuar: 15/10/2017 - 07:47

Kampionati shqiptar ka një plejadë të mirë trajnerësh që kanë dhënë prova se janë të aftë ta drejtojnë futbollin tonë në drejtimin e duhur dhe t’i përballin klubet tona me