BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mërgim Mavraj, lojtari që shpëtoi dy ekipe gjermane brenda një sezoni

Mërgim Mavraj, lojtari që shpëtoi dy ekipe gjermane brenda

Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane, Mërgim Mavraj, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat gjermane, ku ka përshkruar edicionin mjaft të mirë të Hamburgut në Bundesligë dhe “shpëtimin” e tij në kampionatin elitar, duke shmangur rënien një kategori më poshtë. Mavraj nuk e tepron kur thotë se ka kontributin e tij në këtë sukses të skuadrës, megjithëse kur erdhi në merkaton e janarit Hamburgu ndodhej në vendin e fundit dhe rrezikohej seriozisht rënia në Bundesliga II. Gjithsesi, falë punës së përkushtuar të stafit e lojtarëve dhe veçanërisht të Mavrajt, Hamburgu ia doli të qëndrojë në Bundesligë me më të mirët e futbollit gjerman dhe vetë Mavraj e sheh këtë si një sukses të madh të ekipit, por edhe si një sukses personal. Por nuk është vetëm Hamburgu që përfitoi nga shërbimet e Mërgim Mavrajt, pasi mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë ndihmoi mjaft në pjesën e parë të sezonit edhe skuadrën e Këlnit, e cila ka siguruar këtë edicion pjesëmarrjen në Ligën e Europës. edhe në këtë sukses Mavraj sheh veten e tij me një rol të rëndësishëm, duke mos e fshehur lumturinë që brenda një sezoni ai mundi të ndihmojë një skuadër të kapë Europën e një tjetër ta shpëtonte nga rënia një kategori më poshtë. “Ishte një nder për mua të ndihmoja skuadrën të arrinte këtë objektiv”, tha Mavraj për arritjen e Këlnit, skuadër të cilën ai e ndihmoi në pjesën e parë të sezonit të arrinte pikë të rëndësishme për pozitat e forta në renditjen e Bundesligës. Mavraj e ka mbrojtur kontributin e tij tek të dy ekipet, duke mos e lënë rastin pa evidentuar përkushtimin e tij të madh gjatë gjithë sezonit, edhe pse luajti një gjysmë për Këlnin e një gjysmë sezoni tjetër për Hamburgun. Vetë mediat gjermane e kishin përzgjedhur si “shpëtimtar” për këto ekipe dhe vlerësimi që ka marrë gjatë sezonit ka qenë përgjithësisht pozitiv. Tashmë Mavraj e mbylli sezonin, me vlerësimet e duhura dhe do të luajë sezonin tjetër sërish në Bundesligë. Kuptohet, Këlni është në pozita më të mira, sepse do të luajë në Europa League, por Mavraj thotë se nuk është xheloz për këtë, përkundrazi, i bëhet qejfi që grupi i lojtarëve që janë shokët e tij dhe trajneri Shtoger do të kenë një mundësi të reklamojnë punën e tyre në një nga kompeticionet e UEFA-s gjatë sezonin tjetër. “Zili? Aspak. E meritojnë njerëzit në Këln dhe trajneri Shtoger i cili ka krijuar gjithçka me shumë durim. Nuk kishim asnjë lloj atmosfere negative në dy vite e gjysmë atje. Fakti që Hamburgu mbijetoi dhe Këlni arriti të sigurojë një vend në Europë, konfirmon se kam arritur objektivat me të dy klubet”, shtoi Mavraj, i bindur se me Hamburgun e presin sfida të rëndësishme në sezonin e ri dhe ai do t’i përkushtohet pikërisht angazhimeve të reja në skuadër.

Kombëtarja

Mavraj është një nga lojtarët më me peshë në ekipin përfaqësues. Në eliminatoret e kaluara, pra për Europianin e Francës së vitit 2016, ai ishte një nga shtyllat e ekipit tonë dhe së bashku me Lorik Canën formonin dyshen qendrore në repartin difensiv, duke i dhënë siguri përfaqësueses dhe falë lojës së tyre në veçanti Kombëtarja arriti të sigurojë kualifikimin për në finalet e Europianit për herë të parë në historinë e saj në përfaqësimet ndërkombëtare. Në kuadër të ndeshjes me Izraelin, Mavraj do të ketë një tjetër përgjegjësi për duelin e radhës eliminator, ku së bashku me Gjimshitin (me shumë gjasë) do të kenë rol qendror në mbrojtje dhe në krejt ekipin kombëtar. Ambiciet e skuadrës janë për fitore dhe Mavraj është nga ata lojtarë që mund të sigurojnë objektivin falë eksperiencës dhe saktësisë së tij në repartin difensiv. Mbetet të shihet forma jo vetëm e Mavrajt, por e të gjithë lojtarëve kuqezi në prag të ndeshjes së 11 qershorit me Izraelin.

 

 

Adriatik BALLA