BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Sport

Madrilenët fituan me shifrat 2-0, me golat e kroatit Modriç dhe veteranit Benzema, ndërkohë që Bilbao humbi një penallti gjatë takimit

Madrilenët fituan me shifrat 2-0, me golat e kroatit Modriç dhe

Në stadiumin “King Abdullah” në Emiratet arabe, u zhvillua mbrëmë dueli final i Superkupës së Spanjës, midis Realit të Madridit dhe Atletikos së Bilbaos. Për të ardhur deri këtu Reali kishte eliminuar Barcelonën, kurse Bilbao kishte eliminuar Atletikon e Madridit. Në këtë përballje të madhe të futbollit spanjoll, që këtë herë luhej në një vend jashtë Spanjës, sipas një marrëveshjeje bërë ndërmjet federatës spanjolle dhe asaj arabe, fitoi Reali i trajnerit Karlo Ançeloti, me rezultatin 2-0. Ishte një mbrëmje magjike, edhe pse pandemia e koronavirusit kishte sjellë kufizime në pjesëmarrje dhe në kontrolle të shumta. Në të vërtetë Reali e zgjidhi ndeshjen me anë të veteranëve teknikë dhe lojtarëve kryesorë të tij, ku spikatën autorët e golave Luka Modriç dhe Karim Benzema. Luka Modriç shënoi gol të bukur në minutën e 38-të për rezultatin 1:0. Ndërkohë Karim Benzema realizoi penallti në minutën e 52-të për shifrat 2:0. Në fund Bilbao humbi penallti dhe mundësinë për të ngushtuar rezultatin. Reali për herë të 12-të fiton Superkupën. Këto janë momentet kulminante të takimit, por sa i takon lojës, ajo ishte me emocione dhe me episode të tjera që vlejnë të theksohen, përfshi dhe kartonin e kuq në fund të ndeshjes për Militaon. Edhe pse Reali e dominoi takimin në treguesit kryesorë, përfshi atë më të rëndësishmin që është rezultati, Bilbao pati më shumë aksione të rrezikshme gjatë lojës dhe iu afrua shumë ekipit madrilen edhe në pasime totale. Gjithsesi, eksperienca e “Los Blancos” në duele të tilla të mëdha bëri diferencën dhe Reali fiton kështu trofeun e parë sezonal, duke i hapur rrugën vetes të lakmojë gjithçka gjatë këtij edicioni. Duhet thënë se trajneri italian Karlo Ançeloti konfirmohet si teknik i trofeve, pasi kthehet në krye të ish-skuadrës së tij sërish me trofe dhe me një grup që është i aftë të përballojë çdo kundërshtar. Pas ndeshjes, presidenti Florentino Perez i Realit përgëzoi ekipin e tij për suksesin, ndërsa shtoi se Luka Modriç duhet të fitojë sërish “Topin e Artë”. “Ishte një finale tipike. Të dy skuadrat deshëm ta fitonim. Përgëzoj edhe Atletik Bilbao gjithashtu, pasi ka bërë një ndeshje të mirë. Ky titull do të thotë shumë për ne. Kemi bërë disa ndryshime dhe kjo është një epokë e re, me një trajner të ri. Kemi ndryshuar mbrojtjen dhe po na jep rezultate shumë të mira. Jemi të lumtur dhe optimistë për ecurinë që kemi. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Nëse i vërshëllyen këto penallti, do të thotë se ishin. Kurtua dhe Modriç janë në rolet e tyre, më të mirët në botë. Modriç është në një formë për t’ia pasur zili, i denjë për të fituar një tjetër “Top të Artë”, nënvizoi ndër të tjera Perez.