Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mafia në Shqipëri/ Igli Tare dhe i vëllai në dosjen e antimafias italiane, ja kompanitë e basteve që zotërojnë në Shqipëri

Postuar: 15/11/2018 - 11:00

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve “online” janë shtrirë edhe në Shqipëri.Policia e Barit arrestoi dje 68 persona ndërsa u sekuestroi pasuritë në Itali dhe në disa shtete të tjera ndër të cilat ishte edhe Shqipëria.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në disa platforma “online” të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.
 
Pjesë e kësaj ishte edhe një kompani shqiptare e quajtur "Remote Betting Solution", pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze. Kështu për të pastruar paratë, ato depozitoheshin në llogarinë e një kompanie në Curacao në Itali, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra.
 
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë përmendet edhe ish-futbollistri Igli Tare, tashmë drejtor sportiv i skuadrës së futbollit italian Lazio.
Sipas dokumentit Fabruzio Gerolla (i arrestuar dje në Itali )kontakton avokatin Mirko Daidone të cilit i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh të drejtuar nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqëria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është "Top Bast". Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë,, në zotërim te Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Igli Tare, dhe Genti tare, ky i fundit konsull i Shqipërisë në Turqi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hotel, gjatë një grumbullimi para ndeshjes me Udinesen, fakte tronditëse kanë dalë

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti

Postuar: 09/12/2018 - 23:12

Më në fund, trefeu i Kupës Libertadores ka njohur sot zyrtarisht fituesin.

Postuar: 09/12/2018 - 22:17

Në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet “Superclassico” në finalen e dytë me

Postuar: 09/12/2018 - 21:31

Po luhet në Bernabeu finalja e Copa Libertadores.

Postuar: 09/12/2018 - 09:33

Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior

Postuar: 09/12/2018 - 07:25

 Në kuadër të javës së 16-të të Premier League në Angli, Çelsi i trajnerit Mauricio Sarri ar