BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Sport

Magani “kurbani” i radhës në Superiore, rrezikojnë pankinat edhe Memelli e Ndreu

Magani “kurbani” i radhës në Superiore, rrezikojnë

Në kampionatin shqiptar të futbollit marrëdhëniet midis trajnerëve dhe presidentëve të klubeve marrin kthesa të papritura dhe është pikërisht humori i prishur i drejtuesve që shpie në humbjen e besimit ndaj stafit teknik dhe anasjelltas. Dihet që në kampionatin tonë trajnerët shkarkohen për një fjalë goje, por me një Egnatia në pozita relativisht të mira (ajo është skuadër e re dhe e ardhur në elitë pas shumë e shumë vitesh) shkarkimi i trajnerit duket se ngjan jo vetëm i paparashikuar, por edhe lë shije të hidhur. Bërja “kurban” e trajnerëve për rezultate e ndeshje pa pasur faj, sjell situata krize të panevojshme, por këto nuk kuptohen nga klubet e sidomos presidentët e klubeve.

Maganit i pritet kontrata në mes

Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Egnatias, Klubi rrogozhinas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 56-vjeçar. Humbja 2-0 me Kukësin javën e 10-të të “Abissnet Superiores” duke se i ka kushtuar pankinën teknikut peqinas. Pavarësisht se Egnatia arriti që të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Kukësin, në kampionat skuadra nga Rrogozhina nuk fiton prej 5 javësh, me suksesin e fundit që e ka regjistruar më 16 tetor kundër Laçit. Magani mori drejtimin e Egnatias në gushtin e vitit 2020 duke arritur që të ngjitet në Superiore, por rezultatet në ndeshjet e fundit dhe paraqitja e skuadrës në takimin me Kukësin ndikuan që drejtuesit të merrnin në vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin. Magani është trajneri i trete që këtë edicion largohet nga drejtimi i një skuadre në Superiore. Më herët janë larguar Dejan Vukiçeviç nga skuadra e Laçit dhe Edi Martini nga ekipi i Teutës. “KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash Magani për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI“, lexohet në postimin zyrtar të klubit nga Rrogozhina.

Rrezikojnë Ndreu dhe Memelli

I pari trajner që u largua në këtë kampionat ishte malazezi i Laçit, Vukçeviç, pas një starti shumë të dobët të skuadrës kurbinase në javët e para të Superiores. Martini ishte i dyti dhe Magani i treti. Shtatë teknikë të tjerë vijojnë të jenë ende në krye të skuadrave të tyre, por janë luajtur vetëm 10 javë garë dhe surprizat nuk do të mungojnë. Dihet që në kampionatin tonë presidentët, menjëherë sapo shohin që skuadrat nuk kanë rezultatet e dëshiruara, nuk e kanë për gjë të bëjnë “kurban” teknikët dhe kjo është vërtetuar. Duke u nisur nga rezultatet e dobëta, mund të konstatojmë se pankinat që rrezikojnë janë ato të Skënderbeut dhe të Kastriotit, që regjistrojnë dy vendet e fundit në tabelën e renditjes. Migen Memelli i Skënderbeut dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit janë në pozita aspak të mira dhe e dinë që presioni është i madh. Kërkohet mbijetesë dhe dy trajnerëve u del detyrë të rivalizojnë deri në fund për këtë objektiv. Rrëshqitja më e vogël në tabelë dhe thellimi i distancës me ata që janë para në renditje sjellë kaos dhe natyrisht tronditje të pozitave të trajnerëve në pankinat respektive.