
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Mala e fitoi gjyqin në FIFA me Giresunspor, por klubi turk ende nuk e ka shlyer futbollistin

Shkruar nga Adriatik BALLA 9 Qershor 2023

Të pakta janë historitë kur futbollistët shqiptarë i fitojnë çështjet e tyre në UEFA e në FIFA. Kjo bëhet sidomos vështirë ndaj klubeve të njohura e skuadrave të vendeve të mëdha e të njohura. Por ka dhe raste kur FIFA u ka dhënë të drejtë lojtarëve shqiptarë e rasti i fundit është ai i Esat Malës, ndaj klubit turk Giresunspor, ku FIFA jo vetëm, i ka dhënë të drejtë Malës, por ka urdhëruar që klubi turk t’i paguajë 180 mijë euro, sipas kontratës, një vendim që është shpresë për të gjithë lojtarët shqiptarë që kanë tentuar të bien pre e mashtrimeve nga klube të ndryshme e sidomos nga klubet që në krizë financiare përpiqen t’u shmangen detyrimeve të kontratave.
Gjyqi me Giresunspor dhe ndërhyrja e FIFA-s
Esat Mala ka fituar gjyqin me klubin e Giresunspor. FIFA ka publikuar vendimin e muajt shkurt, me skuadrën turke që duhet t’i paguajë futbollistit dardan 180 mijë euro. Në vendimin e publikuar veçohet se Giresunspor ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me mesfushorin, me këtë të fundit që nuk ka luajtur për asnjë minutë me skuadrën turke. Mala u transferua tek Giresunspor në verën e 2021, por pas 2 muajsh u huazua tek Partizani. E më pas nuk u kthye më në Turqi. Lojtari paditi klubin në FIFA, me qeverinë e futbollit që i ka dhënë të drejtë lojtarit. Futbollisti, pasi mori konfirmimin e FIFA-s, siç saktësohet dhe në dokumentet e publikuara, firmosi me Vllazninë. 24-vjeçari, jo vetëm që do të marrë pagat me kamatëvonesë që i detyrohet klubi turk, por do të dëmshpërblehet për prishjen e njëanshme të kontratës. Nga mediat sportive mësojmë se klubi turk ende nuk i ka shlyer detyrimet financiare ndaj lojtarit. Pavarësisht se kanë kaluar afatet që Giresunspor kishte për të kaluar shumën financiare në llogarinë e lojtarit. Përfaqësuesit e Malës vijojnë procedurat në mënyrë që të zbatohet vendimi i FIFA-s, i cili daton në 23 shkurt.
Dinamo u ngjit në Superiore, nis lëvizjet në merkato për të forcuar grupin
Duke lënë mënjanë historinë e Malës që ka fituar gjyqin me Giresunsporin turk e ku FIFA i dha të drejtë shqiptarit, po kthehemi në Superiore, aty ku gëlojnë lëvizjet e bëra. Dinamo, një klub i rikthyer në Superiore, duket se ka në plan të transformojë tërësisht grupin, për t’i dhënë freski e cilësi. Mësohet se kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me Rustem Hoxhën. Mbrojtësi në tri vitet e fundit ka arritur që të shpallet tri herë kampion me Teutën, në sezonin 2020-2021, dhe dy herë në Kosovë me ekipin e Ballkanit. Futbollisti ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri, duke besuar tek projekti i Dinamos, me synimin për të ruajtur ritmin e viteve të fundit me trofetë. Hoxha, krahas tre titujve të fituar ka arritur që të fitojë një Kupë Shqipërie, një Superkupë Shqipërie dhe një Superkupë Kosove që nga viti 2020. Dinamo nisi të ndërtojë skuadrën nga eksperienca e Hoxhës, ndërsa pritet që të ketë të tjera goditje, për të synuar zonën europiane. Mbetet të shihet se në çfarë nivelesh do të paraqitet Dinamo në sezonin e ri, por emri i saj i madh jep shpresë për vazhdimësinë.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
