BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Malaga refuzon 2 mln euro të Espanjolit për Keidi Baren, Igli Tare ka një listë me shqiptarë për Lacion

Malaga refuzon 2 mln euro të Espanjolit për Keidi Baren, Igli Tare ka

Legjionarët po kalojnë momente të mira në këtë fundsezoni në Europë. Padyshim që vëmendjen më të madhe e kanë marrë lojtarët që luajnë në Itali, pasi janë bërthama e skuadrës përfaqësuese, por nuk qëndrojnë pas dhe ata të Spanjës e Zvicrës. Natyrisht, momentet e fundit e tërhoqi vëmendjen mesfushori Keidi Bare, që kërkohet nga Espanjoli, një ofertë të cilën e refuzon Malaga, kurse Lacio, që ka drejtor shqiptarin Igli Tare, po harton një listë me lojtarët e dëshiruar dhe shqiptarët janë me shumicë edhe në këtë listë. Padyshim interesante paraqitet edhe fitorja e Barcelonës B, ku luan Rei Manaj, lojtari energjik që synon shpërthimin e madh, gjë që deri tani nuk ka ardhur.

Bare i kërkuar, Malaga refuzon ofertën e Espanjolit

Sezoni në Spanjë nuk ka mbaruar ende, por bisedimet për merkaton kanë nisur. Një nga emrat më të përfolur është Keidi Bare,. Mesfushori është aseti më i çmuar i Malagës, që i duhet të shesë me patjetër për të mos rrezikuar përjashtimin nga La Liga 2 për shkak të bilanceve negative financiare. Klubi bardheblu është gati të dëgjojë ofertat për 22-vjeçarin dhe “AS” mëson se ditët e fundit ka patur zhvillime konkrete. Gazeta spanjolle mëson se klubi katalanas i Espanjol është drejtuar me një ofertë prej afro 2 milionë eurosh për të bërë të tijin fierakun. Raportohet se Malaga kërkon të paktën 3 milionë euro nga shitja e Bares dhe si rrjedhojë ata e kanë refuzuar ofertën e parë për mesfushorin e kombëtares sonë. Kujtojmë se Espanjol do të luajë pas shumë vitesh në La Liga 2 dhe Bare dëshiron të bëjë një hap më të madh dhe t’i bashkohet një klubi të La Liga. Nga ana tjetër Malagës i duhet të shesë me patjetër sepse duhet të gjenerojë 5 milionë euro të ardhura për të evituar dënimin. Një qëllim lehtësisht i arritshëm ky për këtë klub, me Baren, që pritet të ndërrojë ekip dhe të shpëtojë klubin nga përjashtimi.

Kumbulla, “strumbullari” i sherreve mes klubeve të mëdha

Verona është në prag të një revolucioni të madh në mbrojtje, që është edhe reparti, që ka shkëlqyer më shumë gjatë këtij sezoni. Rrahmani është shitur te Napoli dhe Kumbulla është në prag të kalimit në një prej të mëdhenjve të Serie A. Verdheblutë kanë shumë oferta për të riun e kombëtares sonë dhe me shumë mundësi do e lënë të largohet në këmbim të propozimit të duhur. Ata kërkojnë të paktën 25 milionë euro dhe Juventus, Inter e Lacio janë në garë për të arritur te 20-vjeçari. Shenjat e largimit të tij kanë ardhur. Verona kërkon ta zëvendësojë para se ta shesë dhe është pranë arritjes së këtij qëllimi. Mbrojtësi i Romës, Mert Çetin është drejt kalimit te Verona. Mediet italiane raportojnë për një huazim njëvjeçar me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Marrëveshja është finalizuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Çetin, 23 vjeç nuk ka mundur të lërë shenjë në kryeqytet këtë sezon, ku erdhi për 3 milionë euro nga Gençlerbirili në Turqi. Çetin numëron vetëm pesë ndeshje, dy si titullar me Romën gjatë këtij sezoni.

Manaj, pjesë e suksesit të Barcelonës B në ligën e tretë spanjolle

Rei Manaj ka qenë prezent në ditën e djeshme teksa Barcelona B ku aktivizohet lushnjari, mposhti Valadolid Promesas me rezultatin, 3-2. Ndeshja ishte e vlefshme për “play-off” të Segunda Division, ndërsa pas këtij suksesi “blaugrana” kalojnë në gjysmëfinale. Sa i përket, sulmuesit të kombëtares, Manaj nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës edhe pse ishte mjaft aktiv në fushë, madje në një rast ishte portieri kundërshtar që e ndali pas një goditje me kokë. Kujtojmë, se Manaj në këtë sezon disa herë është stërvitur me ekipin e parë të Barcelonës dhe ia ka dalë gjithashtu të grumbullohet me ta për takime zyrtare. Në fakt, ai është edhe objektivi i Manaj, që nëpërmjet ekipit B të mund të bjerë në sy të katalanasve të mëdhenj.