Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Malota dhe Shtubina i japin lamtumirën Vllaznisë, Telushi flet mbi të ardhmen te Kukësi

Malota dhe Shtubina i japin lamtumirën Vllaznisë, Telushi flet mbi

Ky sezon duket se ka sjellë një merkato tepër të zjarrtë në futbollin shqiptar. Pothuajse të gjitha klubet po ripërtërihen, çka do të thotë se do të kemi një kampionat të fortë zezonin e ri. Pas dy sezonesh, Renato Malota është larguar dje nga Vllaznia. Mbrojtësi lezhjan njoftoi në profilin e tij zyrtar e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin shkodran, ku dha kontribut edhe në momentet me të vështira, kur skuadra luajti në Kategorinë e Parë. “Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Ndihem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë këtë skuadër, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë. Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë Shkodër, për respektin që më ka dhënë, gjithashtu edhe administratorin Lici, që ka qenë korrekt dhe transparent me ne, lojtarët. Në fund dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë, që më kanë bërë të ndihem si të isha djalë Shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë dhe gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan Malota.

Ikën Shtubina

Një tjetër lojtar që ka ikur nga Vllaznia është Ndriçim Shtubina. Ndryshe nga Malota, fjalët e tij nuk ishin dhe aq të përzemërta. Mesazhi i tij i fundit në rrjetet sociale, duket se lë të kuptohet që ndarja nuk ka qenë edhe aq e lumtur, pasi kishte thumbim që linte të kuptonte se nuk kishte “dashuri” me drejtuesit e rinj të ekipit. “Nga sot jam lojtar i FK Egnatia, falënderoj profesor Maganin dhe Presidentin e klubit bashkë me stafin që besuan tek aftësitë e mia. Shpresoj që të arrijmë objektivat drejt Kategorisë Superiore… Falënderoj Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi dhe Administratorin e Vllaznisë, Suad Lici. Falënderoj edhe tifozët e Vllaznisë për mbështetjen… Të paktën për kaq vite që kam në futboll edhe në Shkodër për këto dy ngjyra meritoj dhe vetëm pak respekt nga këto drejtuesit e rinj sepse nuk kam asnjë kontakt nga këta… Por gjithsesi Vllazninë e dua, është në zemrën time gjithmonë… shpresoj që Vllaznia të shkojë sa më lart”, tha ai.

Flet Telushi

Padyshim lajmi i verës është largimi i Telushit nga Partizani. Mesfushori vlonjat e tregoi hapur zhgënjimin, por nuk vonoi shumë që të zgjidhte klubin radhës. Ai do të mbajë veshur falen e Partizanit dhe dje në një intervistë për fazën zyrtare të Kukësit ka treguar pritshmëritë. “Ndihem vërtet mirë. Ndihem i vlerësuar nga ana e stafit dhe presidentit, nga të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Kjo më bën të ndihem shumë komod me ekipin”, tha ai. Telushi u pyet dhe mbi faktin që do të ketë trajner Skënder Gegën, me të cilin bashkëpunoi te Partizani. “Gjetja e trajnerit Gega më bën të ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë pjesë. Me shokët e ekipit, edhe pse i kam pasur kundërshtarë, kam marrëdhënie shumë të mira. Janë shumë çunat të mirë dhe të respektuar. Mendoj që ndeshje e parë nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim maksimumin tonë, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv”, tha ai. I pyetur nëse Kukësi e ka formatin e duhur për të synuar titullin kampion dhe Kupën, ai tha: “Kukësi vajti kaq vite në Superiore që kërkon gjithmonë titullin kampion, apo të arrijë sa më lart. Pjesëmarrja ime këtu te Kukësi, është që të luajmë për të dalë kampionë, për t’i dhënë një ndihmë ekipit për të shkuar te titulli dhe Kupa e Shqipërisë, apo edhe pjesëmarrja në Europë. Shpresoj të arrijmë sa më lart”. Më tej mesfushori deklaroi se nuk ka më asnjë peng që iku nga Partizani. “Nuk kam asnjë peng dhe tani jam pjesë e Kukësit. Dua të jap maksimumin tim te Kukësi dhe të shkojmë sa më lart”, tha ai.