Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mançester Siti marshon në krye të Premier, ngec Junajtid i Murinjos

Postuar: 22/10/2017 - 07:53

Në javën e nëntë të kampionatit anglez, skuadra e Pep Guardiolës mori tri pikë që e konsolidojnë në krye të renditjes, ndërsa Junajtid humbi ndaj Hudersfield

Premier League angleze vijon të dhurojë emocione dhe spektakël, teksa skuadrat e mëdha vijojë të thellojnë diferencën me ndjekësit, por dje pati një të papritur. Kështu, Mançester Junajtid u ndal në kampionat në duelin që pati në transfertë me Hudersfield, ndërkohë që rivali i vet më i madh, Mançester Siti, fitoi përballë Bërnlit 3-0 dhe siguroi tri pikë të çmuara që e shkëpusin në renditje me 4 pikë avantazh nga vendi i dytë, gjë që do të thotë se skuadra e Pep Guardiolës jo vetëm ka ecurinë më të mirë këtë sezon, por është dhe pretendenti kryesor. Mançester Siti po vazhdon kështu formën e lartë në Premier Ligë, duke fituar 3-0 sot ndaj Bërnlit. Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi përmes Aguerros, i cili shënoi në minutën e 30-të nga penalltia. Në pjesën e dytë Siti shënoi edhe dy herë, përmes Otamendit e Sanes, të cilët realizuan në minutat 73-të respektivisht 75-të. Me këtë fitore, dhe pas dështimit të Junajtid, Siti e thellon diferencën e pikëve në krye të tabelës për 5 pikë ndaj rivalit lokal. Mançester Siti ka tani 25 pikë, kurse Junajtid ka 20 pikë.

Junajtid humbje të papritur ndaj Hudersfield, tani -5 pikë nga Siti

Mançester Junajtid ka pësuar një humbje surprizë, në transfertën ndaj Hudersfieldit, me rezultatin 2-1. Skuadra e Murinjos ka pësuar dy gola për 5 minuta, në të 28-ën dhe 33-ën, e pjesës së parë, ndërsa goli i Rashfordit nuk mjaftoi për të marrë pikë, duke bërë që Junajtid të humbë mundësinë për të ruajtur hapin e Sitit. Nga ana tjetër, skuadra e Guardiolës bëri detyrën duke mposhtur 3-0 surprizën e këtij sezoni, Bërnlin. Aguerro hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, ndërsa Otamendi dhe Sane shënuan golat e tjerë, duke vulosur shifrat 3-0. Leisteri fitoi 1-2, në transfertën ndaj Suonsi, ndërsa Bournemouth, triumfoi me të njëjtin rezultat, ndaj Stokes. 3 pikë mori edhe Njukasëll, pasi mposhti 1-0, Krystal Palacen. Pas javës së 9 të Premiere Leagues, Mançester Citi kryeson me 25 pikë, i ndjekur nga Junajtid me 20 dhe Totenhem me 17 pikë. Natyrisht, në këtë rrugëtim drejt titullit në Premier League duhet evidentuar fakti se Arsenali dhe Liverpuli, që kanë shpalosur objektiv për titull në fillim të sezonit, nuk e kanë ecurinë e duhur, por ato llogariten si rivalë të denjë në garën për titullin në Premier League.

 

Renditja e Premier League pas javës së 9-të

1 Mançester Siti          25

 2 Mançester Junajtid 20

 3 Totenhem                17

 4 Çelsi                        16

 5 Uatford                   15

 6 Njukasëll                 14

 7 Arsenal                    13

 8. Liverpul                  13

 9. Burnley                  13

 10. Southampton        12

 11. Hudersfield          12

 12. Brighton               11

 13. Uest Bromuiç       10

 14. Leicester               9

 15. Suonsi                  8

 16. Everton                8

 17. Uest Ham             8

 18. Stoke City            8

 19. Bournemouth       7

 20. Krystal Palace      3

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 07:49

Gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe tre të Realit të Madridit janë përfshirë në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të.

Postuar: 21/11/2017 - 07:48

Një lëvizje e fortë pritet të ndodhë verën e ardhshme sa u takon teknikëve.

Postuar: 21/11/2017 - 07:47

Futbolli italian nisi më në fund ndryshimin e madh.

Postuar: 21/11/2017 - 07:46

Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Postuar: 21/11/2017 - 07:45

Një nga lojtarët shqiptarë që po bën një paraqitje të mirë në këtë periudhë është padyshim sulmuesi Albion Avdijaj, i cili në vetëm dhjetë minuta ditën e dielë shënoi dy gola pë

Postuar: 21/11/2017 - 07:43

Kur përmend Lacion mendja të shkon tek Igli Tare dhe e kundërta. Tare dhe lacio janë tani të njëjtët dhe së fundmi të suksesshëm.

Postuar: 21/11/2017 - 07:43

Ndeshja në Gjirokastër mes Luftëtarit vendoset në ekstreme me dy gola që përshkruajnë më së miri një 90-minutësh shumë të luftuar në “qytetin e gurtë”.