Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mançester Siti thyen Leicester dhe vijon marshimin në Premier Ligë

Postuar: 19/11/2017 - 07:57

Premier League vijon të dhurojë surpriza dhe emocione, ndërsa nuk mungon rivaliteti dhe spektakli. Dje u luajtën ndeshjet e javës së 12-të në kampionatin anglez ku ra në sy fitorja në transfertën e vështirë ndaj Leicesterit e Mançester Sitit, skuadër që vazhdon të thellojë diferencën me ndjekësit në krye të klasifikimit të kampionatit të Premier League. Kështu, Mançester Siti nuk ka ndërmend të ndalet, teksa kaloi këtë pasdite edhe pengesën Leicester. Skuadra e Guardiolës fitoi 0-2, me golat e shënuar nga braziliani Gabriel Jesus dhe belgu de Bryjne. Edhe Liverpul kaloi pa probleme Southamptonin, teksa triumfoi me rezultatin 3-0. Egjiptiani Salah shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Filipe Kutinjo vulosi fitoren, në minutën e 66-të. Bournemouthi vijon gjithashtu ecurinë e mirë në këtë sezon, teksa sot mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Hudersfieldin. Fitore mori edhe Burnley, që iu imponua 2-0 Suonsit, ndërsa Krystal Palace dhe Everton ndanë nga një pikë, me barazimin 2-2. Më herët, Arsenali mposhti Totenhemin, në derbin e Londrës. Mustafi dhe Sançez shënuan dhe vulosën rezultatin 2-0, në favor të topçinjve. Premier League kryesohet nga Mançester Siti, me 34 pikë, e ndjekur nga Ç me 25 dhe Mançester Junajtid e Totenhem me 23. Skuadra e Murinjos zbriti në fushë në orën 18:30, ku u përball me Njukasëllin dhe falë fitores së djeshme ekipi i teknikut portugez rimori vendin e dytë në klasifikim, tashmë në kuotën e 26 pikëve

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 19:11

Takimi mes Vllaznisë dhe Teutës nisi me 1 minutë heshtje, sfidën që po zhvillohet në Shkodër.

Postuar: 19/02/2018 - 07:50

Pas fitores së medaljes së artë nga atletët shqiptarë në Lojrat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën ditën e djeshme në Stambolli, një urim ka ardhur  edhe nga

Postuar: 18/02/2018 - 10:49

Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skënderbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticio

Postuar: 18/02/2018 - 10:47

Barcelona barazoi javën e kaluar me Getafen duke u dhënë mundësinë rivalëve të Atletiko Madrid të afrohen në renditje deri në 8 pikë dhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë e katal

Postuar: 18/02/2018 - 10:41

Për të kuqtë e Partizanit nuk ka qetësi.

Postuar: 17/02/2018 - 19:17

Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Postuar: 17/02/2018 - 18:27

Atletja Luiza Gega ka dalë e para në garën ballkanike të 3000m, që u zhvillua në Stamboll.