BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Sport

Manaj dhe Bare sjellin frymë spanjolle në Kombëtare, premtim për 6 pikë në dy ndeshjet e radhës

Manaj dhe Bare sjellin frymë spanjolle në Kombëtare, premtim

Kombëtarja do të luajë më 11 dhe 14 tetor në Ligën e Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, dy ndeshje përcaktuese për pozitat në grup të përfaqësueses tonë. Për momentin gjendja në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve është në baraspeshë, pasi të gjitha skuadrat kanë nga 3 pikë dhe duelet e radhës direkte janë përcaktuese për pozicionin përfundimtar në grup. Për këtë arsye kuqezinjtë e dinë që në këto dy duele të radhës nevojiten gjashtë pikë, pra duhet fitorja në të dy ndeshjet. Vështirësia është e madhe, pasi përballjet e radhës janë në transfertë. Sidoqoftë, lojtarët janë optimistë që këtë herë do të paraqiten mirë. Këtë e deklaruan nga konferenca e djeshme për shtyp sulmuesi Rei Manaj dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët kanë sjellë pak aromë spanjolle në ekipin përfaqësues, madje një aromë katalanase, pasi i pari është pjesë e Barcelonës (ekipi B), kurse tjetri është pjesë e rivalëve të Barçës, Espanjolit.

Manaj e quan detyrim fitoren

Në këtë grumbullim të tetorit për ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, Rey Manaj është shndërruar papritur në sulmuesin me më shumë eksperiencë nga ata që ka grumbulluar Reja, për shkak se mungojnë emra të tillë si Cikalleshi, Sadiku e Balaj. I pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, Manaj e pranoi se ka më shumë përgjegjësi mbi vete dhe se do të bëjë maksimumin që Shqipëria të marrë rezultate pozitive në këto 2 sfida. “Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim maksimum. Kishim arritur një ekuilibër dhe duhet t’i fitojmë këtë ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja”, tha Manaj. Më pas foli për formacionin e trajnerit Reja dhe se pak rëndësi kishte sipas tij kush do të zbriste në fushë. Sipas tij, konkurrenca i bën mirë dhe nder grupit dhe Kombëtares. “Formacioni caktohet nga trajneri. Uroj të jenë të gjithë sulmuesit. Nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi apo pastaj. Sa më shumë të jenë aq më mirë është. Konkurrenca ndikon për mirë për ne”, shtoi sulmuesi. Në fund Manaj tha se në Kombëtare duhet më shumë përgjegjësi, sepse kombëtaret janë niveli më i lartë i futbollit. Ai premtoi se do të jepte maksimumin e tij për fitoren e skuadrës në këto dy përballje të radhës. “Në kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube. Ky është niveli më i lartë i futbollit. Personalisht duhet të jap edhe më shumë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Bare: Nuk përsëritet më disfata me Lituaninë

Ndaj Lituanisë nuk luajti asnjë minutë dhe mungesa e tij u vu re qartë. Keidi Bare tashmë është gati të luajë minuta të plota me kombëtaren dhe pritet që Reja ta aktivizojë në të dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Mesfushori ditën e sotme u shfaq në konferencë për shtyp dhe foli për ndeshjen e shkuar dhe dy të ardhshmet e kombëtares. “Unë nuk kam për çfarë të flas me trajnerin sepse është ai që duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjmë në stërvitje dhe ndeshje. Normalisht duhet të theksoj se në në fushë ndaj Lituanisë nuk dhamë 100% tonë dhe nuk ishim të përqendruar. Besoj se këto ndeshje në vazhdim do i bëjmë mirë dhe do arrijmë fitore. Këtu jemi të gjithë njësoj. Është trajneri ai që vendos se kush do të luajë dhe kush jo. Pavarësisht se unë kam ndryshuar klub, kjo nuk do të thotë asgjë. Unë vij këtu si një lojtar më shumë të jap maksimumin tim për të arritur qëllimet e mia dhe për të arritur një formë sa më të mirë. Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit. Të futemi në fushë për të bërë lojën tonë dhe për të arritur fitoren dhe të luajmë sa më mirë. Pastaj çdo gjë e tregon fusha se në çfarë pozicioni duhet të jetë Shqipëria”, u shpreh mesfushori.