BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Sport

Manaj-Guri sfidojnë veteranët Balaj-Cikalleshi në Kombëtare, vendimtar sezoni i ri kualifikues

Manaj-Guri sfidojnë veteranët Balaj-Cikalleshi në Kombëtare,

Rei Manaj u bë pjesë e Barcelonës pak ditë më parë, duke veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë e njëherësh duke pasur një shans në karrierën e tij që të provojë, pse jo të aktivizohet në ekipin e parë. Për momentin futbollisti është bërë pjesë e skuadrës B të Barcelonës, por kjo nuk është pak, pasi teorikisht ekzistojnë shanset që Manaj të ngjitet tek ekipi i parë, gjithmonë nëse stafi teknik shikon që ai është lojtar që i duhet skemës dhe ka një potencial që bind. Në dukje Manaj ka bërë një lëvizje me ulje (ishte pjesë e Albasetes në Segunda Divizion, por duke pasur parasysh emrin e klubit ku shkoi mund të justifikohet. Nga ana tjetër, Manaj ka filluar të jetë preferencë e trajnerit Edi Reja në Kombëtare, dëshmuar me aktivizimin e tij si titullar në katër ndeshjet e fundit eliminatore të Euro-2020, ku lushnjari mbajti goxha peshë në vijën e parë të lojës.

Madje, Manaj u çmua si futbollist në përmirësim dhe me ndikim pozitiv në lojën e skuadrës. Me pak fjalë, Manaj ishte bast i fituar me Rejën dhe nuk është rastësi që tekniku veteran italian po i beson më shumë minuta në fushë, dëshmuar me një lojë të mirë dhe paraqitje cilësore të sulmuesit. Por ka një problem, Manaj nuk e ka shtatlartësinë e dy sulmuesve veteranë në Kombëtare, të tillë si Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Shkodrani luan “pykë”, kurse Cikalleshi luan më i tërhequr dhe kërkon më shumë hapësirë manovrimi në fushë, por dukshëm me tipare sulmuese. Që të sfidosh këta dy “gjigantë” duhet të kesh shmë cilësi, të jesh i fortë në loljën në ajër dhe në driblime, të kesh potencial të madh fizik si dhe zhdërvjelltësi në aksion. E thënë ndryshe, lojtarë të fuqishëm në aspektin fizik dhe shtatlartë si Cikalleshi dhe Balaj mund të sfidohen vetëm me kualitet teknik, formë optimale sportive dhe zhdërvjelltësi taktike, për të qenë pozicional në skemën e trajnerit. Dhe duket se Manaj e ka fituar duelin e parë me veteranët përderisa në katër ndeshjet e fundit zyrtare kualifikuese, trajneri Reja e futi titullar në fushë, duke e pasur pikë orientimi në vijën e parë ofensive.

Guri, Belgjika mund t’i japë një shans në Kombëtare

Sindrit Guri është një tjetër lojtar i ri që besohet se ka të ardhme. Ai është pjesë e Ostendes në kampionatin belg dhe në tërësi ka performuar mirë, paçka se nuk e ka numrin e golave që dëshirohen. Por është fakt që Guri është këmbëngulës dhe nga lojtarët që kanë dalë nga kampionati shqiptar është më i dalluari, pasi jo vetëm ka bindur, por dëshiron të lerë gjurmë me skuadrën e tij. Nëse mbyll një sezon të mirë, Guri ka shanse të kthehet në Kombëtare dhe mund të jetë dyshe e fortë me Manajn. Ndryshe nga lushnjari që e bazon avantazhin e tij tek teknika, Guri është shtatlartë dhe ka avantazh lojën sulmues në hapësirë të gjerë, lojën në ajër dhe natyrisht epërsinë fizike në dyluftime.

Edhe pse është ende larg veteranëve Balaj e Cikalleshi, që shënojnë me skuadrat e tyre, luajnë titullarë e kanë minutazh në këmbë, duhet pranuar se Guri ka ende shumë punë për të bërë në kampionatin belg për të arritur maksimumin e vet dhe për të siguruar ftesën e trajnerit Edi reja në Kombëtare. Deri sa të fillojnë ndeshjet kualifikuese të edicionit të ardhshëm, pra eliminatoret e Botërorit 2022, Guri ka kohën e mjaftueshme të mendojë për këtë rivalitet në Kombëtare dhe të krijojë profilin e tij të suksesit edhe në ekipin përfaqësues. Sidoqoftë, të rinjtë e tjerë duken ende larg pritshmërive dhe nivelit që ka dyshja Guri-Manaj. E ndërsa lushnjari është i sprovuar tashmë, sidomos dhe me eksperiencën e tij me shumë skuadra dhe njohjen e disa shkollave të futbollit, Gurit i mbetet vetëm të punojë që ta meritojë ftesën e Edi Rejës, në të kundërt mund të mbetet zhgënjim në Kombëtare.