
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Manaj nuk duron më, braktis Anglinë dhe planifikon zbarkim në Serie A

Shkruar nga Adriatik BALLA 1 Shkurt 2023

Merkato po mbyllet dhe klubet po bëjnë llogaritë e tyre nga transferimet dimërore. Padyshim që për lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë kjo ishte një mundësi të testonin veten në treg dhe këtu është fjala për ata futbollistë që nuk patën një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë. Ndërkohë, në Angli luan një kontigjent i rëndësishëm dhe në rrije i futbollistëve shqiptarë. Midis tyre përmendim Rei Manajn, Thomas Strakoshën, apo dhe futbollistin e spikatur të sulmit, Armando Brojën që është pjesë e Çelsit. Por së fundmi vëmendjen e merr Manaj që dëshiron të largohet dhe të firmosë për një klub italian. Edhe Strakosha kishte shprehur pakënaqësi më parë për situatën ku ndodhej tek Brendford, ku ka luajtur me pikatore.
Manaj gati të kthehet në Itali
Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, mund të largohet nga Uotfordi pa mbushur ende sezonin e parë në Angli, pasi klubet nga Spanja, Italia dhe Turqia po ndjekin sulmuesin. 25-vjeçari iu bashkua Uotfordit vetëm në verë, në një marrëveshje me Barcelonën, por mund të thuhet se gjërat nuk kanë shkuar saktësisht sipas planit për lojtarin. Problemet me dëmtimet nënkuptojnë se Manaj është kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje deri më tani në kampionat, gjatë së cilës periudhë ai ka arritur vetëm një gol. Dhe me trajnerin Slaven Biliç i cila tashmë ka një repart të ngjeshur, Manaj duhet të luftojë shumë për të kapur minuta. Prandaj një lëvizje mund të vijë sot, teksa “The Athletic” zbuloi se përfaqësuesit e lojtarit janë në diskutime me klube nga Italia, Spanja dhe Turqia për një ndryshim të mundshëm. Nëse Manaj do të shkojë në Turqi, do të ketë kohë deri më 8 shkurt për të përfunduar një transferim, pasi në atë datë është afati i tyre, ndërsa Italia dhe Spanja janë deri sot në mbrëmje. Udineze e sheh si opsion sulmuesin shqiptar. Jo vetëm Florian Thauvin, por merkato e Udinezes mund të mbyllet pikërisht me ardhjen e Rei Manajt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke u larguar nga Uatfordi dhe mund të kthehet sërish në Serinë A, por këtë radhë te Udineze.
Anis Mehmeti mund të shkruajë histori në Championship me Bristol Sitin
Anis Mehmeti pritet që të bëjë një hap përpara në karrierë, teksa mediat britanike raportojnë se sulmuesi do të vijojë karrierën e tij në Championship. Bristol Siti do të jetë skuadra e re e 22-vjeçarit, teksa është arritur akordi mes klubeve dhe lojtarit për këtë lëvizje. Mehmeti ka zhvilluar një edicion fantastik në nivelin e tretë të futbollit anglez, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të Uejkambe. 22-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë në skuadër me 9 gola, teksa ka shërbyer dhe 3 asist. Edhe pse nuk janë bërë ende publike detajet e transferimit, Uejkambe pritet që të përfitojë 1 milion euro, aq sa llogaritet dhe vlera e mesfushorit me tipare sulmuese. Mehmeti është aktivizuar dhe me skuadrën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë e me hapin e ri në karrierë, mund të shtojë shanset e tij për të marrë ftesë nga trajneri Silvinjo, aq më tepër që për ndeshjen me Poloninë nuk do të jetë i gatshëm as Armando Broja.
Më të lexuarat


Juventusi në ‘këmbanë’ alarmi! Çfarë po i ndodh Kiezës? Merr goditjen fatale dhe braktis…

“Pse sheh?”/ Plas sherri, Mourinho përleshet me Lotiton pas derbit: Kush je ti?

Mjafton 1 gol në Inter-Juventus, ‘San Siro’ ‘pushtohet’ nga bardhezinjtë

Përmbysje spektakolare në sekondat e fundit, Barcelona fiton El Clasico me Realin e Madridit dhe i afrohet titullit

Emergjencë në Kombëtare, dëmtohet Ismajli por Silvinjoi e zëvendëson me Mihajn

Pikëpyetja/ Shaqiri nuk shkon në Serbi, vendimin e mori federata zvicerane

Super Partizani shpërthen ndaj Kastriotit, fitorja e rikthen në vend të parë

Laçi trondit Vllazninë dhe trajnerin Mirel Josa, “paqe” mes Egnatias e Teutës

Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa, ja kush pritet t'i zërë vendin

Nuk ndalet Luiza Gega, thyen rekord të ri kombëtar në Francë
