BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Sport

Manaj shënon dygolësh me Barçën por i vjedhin shtëpinë, Xhaka sherr me shokët tek Bazeli

Manaj shënon dygolësh me Barçën por i vjedhin

Kombëtarja do të ketë në mars dy ndeshjet e para eliminatore në kuadër të Botërorit Katar-2022, ku padyshim përplasja me Anglinë është e një rëndësie të veçantë. Në këtë fazë trajneri Edi Reja po monitoron gjendjen e lojtarëve dhe në varësi të formës së tyre sportive dhe minutazhit që kanë në këmbët e tyre, do të formatojë edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për duelet zyrtare eliminatore të Botërorit në muajin mars. Një sinjal pozitiv është dhënë, ndërkohë, nga sulmuesi Rei Manaj, që shënoi dygolësh mbrëmjen e dy ditëve më parë. Por bomberi kuqezi ka provuar krahas emocionit pozitiv edhe një ndjesi aspak të mirë, pasi hajdutët i kanë vjedhur shtëpinë në Katalonjë. Sinjale rikthimi ka dhe nga një mesfushor energjik si Taulant Xhaka, që i mungon formacionit kuqezi, por mesfushori ka pasur probleme dëmtimi dhe aktivizimi. Madje së fundmi ai është përfshirë në një sherr me shokët e skuadrës pas një disfate të rëndë të ekipit të tij, Bazel. E megjithatë, Xhaka ende shpreson që do të kthehet në Kombëtare dhe mund të japë kontributin e tij.

Rei Manaj shënon dygolësh për Barçën B, por ia vjedhin shtëpinë

Sulmuesi kuqezi i lindur në Lushnjë, Rei Manaj, realizoi dygolësh me skuadrën e dytë të Barcelonës në barazimin 2-2 në fushën e Prat, në kuadër të javës së 15-të të Segunda B, Grupi A (kategoria e tretë në Spanjë). Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi fillimisht me 11-metërsh në minutën e 51-të, duke zhbllokuar takimin, para se vendësit të barazonin me Neeskens vetëm pak çaste më vonë. 23-vjeçari i dha për herë të dytë epërsinë Barcelonës në minutën e 81-të, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Domi ktheu baraspeshën në rezultat, me sfidën që u mbyll pa fitues. Ky dygolësh i Rei Manajt vjen pas tri finalizimeve të tjera të realizuara në këtë sezon në Segunda Division. Një sinjal edhe për trajnerin e Shqipërisë Edy Reja për kualifikueset e Botërorit, që nisin në muajin mars. Pra, sulmuesi kuqezi, Rei Manaj, shënoi dy herë në sfidën mes Barcelonës B dhe Prat në Segunda Division B (kategoria e tretë spanjolle), duke u dhënë po kaq herë avantazhin katalanasve, që gjithsesi në fund u barazuan 2-2 dhe nuk morën më shumë se një pikë. Nëse në fushë gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një surprizë të pakëndshme kur u rikthye në shtëpi, pasi pa hajdutët ishin futur dhe kishin grabitur disa sende me vlerë e një shifër monetare. Lajmi nisi të qarkullojë paraditen e sotme, ndërsa më vonë ishte vetë Manaj që konfirmoi grabitjen, por theksoi se lumturia e tij e vërtetë është familja dhe jo sendet në kasafortë. “Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkroi Manaj në rrjetet sociale.

Xhaka sherr me shokët e Bazelit pas humbjes, rikthimi në Kombëtare i vështirë

Taulant Xhaka ka qenë për shumë vite një nga mesfushorët më energjikë të Kombëtares, me maksimumin e tij në eliminatoret e Euro-2016 nën trajnerin de Biazi, por më pas edhe nën Panuçin, por pa shumë vëmendje nën trajnerin Edi Reja. Ndërkohë, nga Zvicra, vijnë lajme se mesfushori i kombëtares, Taulant Xhaka është përfshirë në një sherr me shokun e tij të skuadrës, Tim Klose. E gjitha ka ardhur pas një eleminimi të turpshëm që Bazel ka pësuar në Kupën e Zvicrës, nga Uinterthur me rezultatin 6-2. Xhaka edhe pse nuk mund të përfshihej në ndeshja pasi para pak kohësh u operua në gju, sërish nuk ka duruar të shohë ekipin e tij të turpërohej. Kështu, pas përfundimit të sfidës, mesfushori ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe është kapur me shokun e ekipit. Sigurisht, në media theksohet se me Xhakën në fushë, ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe duke njohur karakterin e tij, mirëpo tashmë te Bazeli ka një problem të madh dhe shqiptari është protagonist.