BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Mançester Siti fiton titullin në Angli, Arsenalit nuk i del mrekullia dhe e mbyll i dyti

Mançester Siti fiton titullin në Angli, Arsenalit nuk i del

Dje pasdite u luajtën ndeshjet e xhiros së 38-të e të fundit në Premier League angleze, e cila dhuroi emocione të forta dhe spektakël. Kjo pasi në lojë deri në minutën e fundit ishte titulli kampion. Në këtë xhiro të fundit, Mançester Siti vinte si favorit, ku i mjaftonte dhe një barazim për të ngritur lart trofeun, por shumë specialistë kishin shpresuar të ndodhte ndonjë mrekulli për Arsenalin, i cili ishte vetëm dy pikë larg. para se të luhej kjo xhiro, skuadrat kishin dy pikë diferencë, e konkretisht, Mançester Siti 88 pikë e Arsenali 86 pikë. “Topçinjtë” shpresonin që Uest Hemi do ta ndalonte e do ta mundte Sitin, për të dalë ata kampion, por Siti i trajnerit Pep Guardiola e mundi dje Uest Hemin me rezultatin 3-1, duke siguruar kështu titullin kampion. Mançester Siti e mbylli garën në vend të parë me 91 pikë, kurse Arsenali, edhe pse e mundi dje Evertonin me shifrat 2-1, mbeti në vend të dytë me 89 pikë. Sa i takim dueleve në të dy ndeshjet pati emocione. Në duelin Arsenal-Everton të parët shënuan miqtë, por lndinezët barazuan brenda pjesës së parë në 1-1. Golin e fitores e shënoi Havertz në minutat e fundit të takimit. Kurse në duelin tjetër, skuadra e Mançester Sitit nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren. Që në pjesë të parë shënoi dy gola të shpejtë me Foden, në minutën e 2-të dhe të 18-të. Më pas, në minutën ne 42-të, shënoi Kudus për miqtë, duke e vënë në rrezik titullin e Sitit. Por në pjesën e dytë “qytetarët” anglezë shënuan edhe golin e tretë me anë të Rodrit, në minutën ne 58-të, duke siguruar fitoren 3-1 dhe duke merituar titullin kampion në Premier League. Në këtë mënyrë, trajneri Pep Guardiola siguron një tjetër trofe të rëndësishëm në krye të kësaj skuadre dhe e sigurt është se do ta drejtojë skuadrën e Mançester Sitit edhe sezonin tjetër. Ndërkohë, Liverpuli e mbylli në vend të tretë me 82 pikë. Dje “reds”-at anglezë mundën Ulverhemptonin 2-0. Në vend të katërt e mbylli Aston Vila, e cila, duke qenë në top-4 do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Totenhemi i vendit të pestë do të ketë të drejtën të luajë në Ligën e Europës, kurse Çelsi në vend të gjashtë do të ketë të drejtën të luajë në Conference League. Skuadra që dështoi edhe këtë vit ishte Mançester Junajtid, që e mbylli në vend të 8-të, me 60 pikë, duke mbetur jashtë kompeticioneve të UEFA-s. Ndërkohë, zbritën një kategori më poshtë skuadrat e Shefild Junajtid, Bërnlit dhe Lutonit.