Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mançester Siti hakmerret dhe mposht Totenhemin, rimerr kreun e Premier League

Postuar: 21/04/2019 - 07:54

Premier League angleze po vijon të dhurojë surpriza dhe emocione të forta në këto javë të fundit të saj. Dje pati një kryendeshje në kuadër të xhiros së 34-të të kampionatit anglez, duel midis Mançester Sitit dhe Totenhemit, i dyti në radhë në harkun e tri ditëve të fundit. Ishte pikërisht Totenhemi që nxori jashtë loje Sitin në çerekfinale të UEFA Champions League, në një ndeshje dramatike ku edhe pse fitoi Siti 4-3, në gjysmëfinale shkoi Totenhemi falë fitores në ndeshjen e parë 1-0. Por Siti u hakmor dje ndaj Totenhemit, duke e mundur dhe duke rimarrë kreun e renditjes në Premier League, një pikë më shumë se Liverpuli që është një rrezik konstant për ekipin e Pep Guardiolës. Pra Siti rrezikon të mbetet pa titull, sepse “të kuqtë” mbeten shumë afër dhe mund edhe ta parakalojnë nëse “qytetarët” zhgënjejnë në një prej 4 ndeshjeve të ardhshme. Sa i takon duelit të djeshëm, Mançester Siti “hakmerret” pastër dhe bindshëm ndaj Totenhem Hotspur për eliminimin nga Champions League. “Qytetarët” triumfuan 1-0 në “Etihad Stadium” këtë të shtunë falë një goli të shpejtë të mesfushorit të talentuar Fil Foden që i riktheu në krye të Premier League me një pikë më shumë se Liverpuli. Ishte një ndeshje shumë e luftuar që u zhvillua në Mançester por goditja e saktë me Foden pas asistit të Serxho Aguerros pas 5 minutash lojë solli goli e vetëm sepse të gjitha tentativat e tjera nga të dyja skuadrat shkuan dëm. Një meritë në këtë fitore të Sitit e ka edhe portieri Ederson që ndali në disa raste lojtarët e Totenhem të cilët e kërkuan me ngulm deri në fund golin e barazimit por nuk e gjetën dot atë. Me këtë fitore skuadra e Guardiolës u ngjit në kuotën e 86 pikëve, 1 më shumë se Liverpuli, ndërkohë që Totenhem nëse fitojnë rivalët rrezikon të zbresë nga vendi i 3-të në 5-in pas kësaj disfate, por ka ende javë të tjera që mund të rikuperojë. Ndërkohë, eliminimi nga Liga e Kampionëve i Mançester Sitit, pritet të shkaktojë një “tërmet” te skuadra angleze, pasi disa lojtarë do të dalin në merkato këtë verë, për arsye të ndryshme. Kështu i pari që pritet të largohet, është mesfushori turko-gjerman Ilkaj Gundogan, i cili ka refuzuar rinovimin, pasi nuk gëzon raporte fort të mira me teknikun spanjoll. Megjithatë përveç Gundogan, Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Danila, janë 3 emra të tjerë, të cilët duket se kanë kërkuar largimin në fund të sezonit, pasi edhe këta janë lënë jashtë formacionit nga trajneri i anglezëve. Sipas mediave angleze, janë plot 8 futbollistët që pritet të largohen nga “citizens” në merkaton e verës, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë që me paratë e marra prej tyre, të afrojnë lojtarë të preferuar nga Guardiola. Këtë të fundit e tremb jo pak Liverpuli. “Kushdo mund të humbë prej çdo kujt në këtë ligë. Veçanërisht pas 100 pikëve të arritura në sezonin e kaluar, tani kemi përballë ekipin më të mirë të Liverpulit ndonjëherë dhe një nga skuadrat më të mira ofensive me të cilën jam përballur. Prandaj të jemi ende aty, me një nga lojtarët më të mirë që nuk është përfshirë në shumicën e sezonit (Kevin De Bryjn), dhe të jesh aty është e mrekullueshme, dhe i çmoj lojtarët e mi. Sigurisht se duam ta fitojë, por nuk do të gjykoj nëse në fund nuk mund t’ia dalim, sepse do t’i jap shumë merita Liverpulit”, tha Klop./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:43

 Pokeri ka mbërthyer keq ish-futbollistin e Real Madridit, Thomas Gravesen.

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqish

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim