BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mançester Siti merr lajmin e madh nga KAS i Lozanës, do të luajë në Champions League

Mançester Siti merr lajmin e madh nga KAS i Lozanës, do të

Mançester Siti merr lajmin e madh nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Klubi nga Mançesteri, ishte përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezone për thyerje të rregullave të “Fair- Play”-t Financiar, do të mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm. Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive ka pranuar apelimin e “Qytetarëve” për pezullimin e këtij vendimi të UEFA-s, por mbetet në fuqi gjoba prej 10 mln eurosh. Ky vendim hedh poshtë hipotezën se Pep Guardiola do të largohet në përfundim të sezonit nga nënkampionët e Anglisë. Klubi i Premier League-s e kundërshtoi me forcë vendimin e komisioneve juridike të UEFA, duke pretenduar se procesi ishte i paragjykuar. Pasi analizoi provat gjatë tri ditëve në qershor, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e zbuti dënimin ndaj “Qytetarët”, duke hedhur poshtë pezullimin dyvjeçar. Një deklaratën e lëshuar nga Mançester Siti lexohet: “Ndërsa Mançester Siti dhe këshilltarët e tij ligjorë do të duhet të shikojnë vendimin e plotë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, klubi mirëpret vendimin e sotëm dhe dëshiron të falënderojë anëtarët e panelit për kujdesin e treguar në vlerësimin e provave gjatë procesit.” Edhe UEFA lëshoi ??një deklaratë  mbi aktgjykimin, duke thënë se mbetet e përkushtuar për zbatimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”. “UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportit për të zbutur sanksionin e vendosur ndaj Mançester Sitit nga Organi i pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit dhe rregulloreve të “Fair Play-t”. UEFA vëren se paneli i KAS-it zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur të gjitha konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara u hodhën poshtë. Gjatë viteve të fundit, “Fair Play” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve, duke i ndihmuar ata të bëhen financiarisht të qëndrueshëm. UEFA do të qëndrojë e përkushtuar ndaj parimeve të saj.” Ndërkohë, pas vendimit të KAS-it trajneri Guardiola me siguri që do të qëndrojë, madje tani po mendon për merkaton e ardhshme. Kështu, ai mund të marrë një rinovim të kontratës që i përfundon në verën e ardhshme, madje me shifra më të mira ekonomike. Më pas merkatoja do të përqendrohet në repartin e mbrojtjes, ku Xhohn Stones është tashmë i larguar, ndërsa edhe emra si Otamendi e Aymeric Laporte nuk kanë bindur plotësisht teknikut spanjoll, i cili gjatë këtij sezoni shpesh i ka besuar mesfushorit brazilian Fernandinjo në repartin e prapavijës. Objektivat e drejtuesve të “citizens” janë dy mbrojtës të kampionatit italian, senegalezi i Napolit Kalidu Kulibali dhe slloveni i Interit, Milan Skriniar, ndërsa është thuajse e sigurt që të paktën njëri prej tyre do të luajë në “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm. Një tjetër emër që mund të përfundojë në Mançester këtë verë është edhe ai i austriakut të Bajernit të Mynihut, David Alaba.