BREAKING NEWS

Shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët shqiptar në Itali, ministri Gent Cakaj futet në karantinë

Shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët shqiptar në Itali,
x

Sport

Mançester Siti përjashtohet nga Liga e Kampioneve, komplikohen pozitat e Guardiolës

Mançester Siti përjashtohet nga Liga e Kampioneve, komplikohen

Një nga klubet më të fuqishme angleze dhe europiane, Mançester Siti, mori dje një goditje të rëndë nga UEFA, pasi u gjobit me 30 milionë euro dhe u përjashtua për dy vite nga Liga e Kampioneve. E gjitha kjo për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play-it Financiar”, duke bërë blerje lojtarësh në akademi dhe në klub në kundërshtim me parimet ë kishte vendosur UEFA për këto çështje në rregulloret e saj të veprimtarive dhe funksionimit të klubeve. Në fakt, nuk ishte vetëm Mançester Siti që rrezikonte, pasi edhe klubi tjetër i sheikëve, Paris San Zhermen, ka qenë në rrethin e kuq të komisioneve ndëshkimore të UEFA-s, për të njëjtat probleme. Padyshim që përjashtimi nga Champions i Mançester Sitit dhe penalitetet e tjera do të sjellin një situatë katastrofike për klubin anglez dhe tani e tutje “qytetarët” mund të pësojnë një rënie jo vetëm në performancë, por edhe në funksionimin afatgjatë, si pasojë e mungesës dhe e ndalimit të lëvrimit të “thasëve me para”, nga presidenca e klubit. 

Vendimi i dhënë nga UEFA

Pothuajse të gjitha mediat e mëdha sportive e kishin këtë lajm në faqen e parë të tyre, nisur nga rëndësia e çështjes, por edhe faktit se këtë skuadër e trajnon një prej teknikëve më të mirë në botë, Pep Guardiola. “Klubi i Mançester Sitit është përjashtuar nga Champions League për dy sezonet e ardhshme nga UEFA, dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar UEFA. Ashpërsia e përjashtimit për dy sezonet e ardhshme dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA e konsideron se klubi anglez ka shkelur rregullat dhe kodin e sjelljes”, shkruan tabloidi i famshëm britanik, “The Guardian”. Siti  ka mohuar me ngulm të ketë thyer rregullat e UEFA-s. Kur Siti u akuzua në majin e kaluar, klubi edhe atëherë kishte mohuar thyerjen e rregullave, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”. Klubi i Mançester Sitit besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sport. Guardiola dy ditë më parë kishte lajmëruar shkarkimin e tij nëse Mançester Siti nuk e fiton duelin me Realin e Madridit dhe nëse nuk arrin të kualifikohet. Shorti është shumë i vështirë, pasi përballë është një prej skuadrave më të mira të sezonit dhe njëherësh ekipi me më shumë trofe në Ligën e kampioneve. Për më tepër që Realin e drejton një teknik triumfator si Zinedin Zidane, i cili në Champions ka staturë të fuqishme. Vendimi penalizues i UEFA-s, duke e përjashtuar me dy vite nga Champions, nuk ndikon për sezonin aktual, por është me efekt psikologjik edhe në këtë edicion dhe “bursa” mund të rrëzohet shpejt për “qytetarët” anglezë. Tashmë, për Mançester Sitin do të vijnë ditë të vështira, paçka se fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS”, i cili ka formë të prerë. Deri atëherë Siti duhet të bëjë gati dosjen e mbrojtjes.