BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Sport

Manchester City përjashtohet nga Champions League, Pep Guardiola drejt një ekipi të ri

Manchester City përjashtohet nga Champions League, Pep Guardiola drejt

Manchester City është përjashtuar sot nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Ky vendim drastik i UEFA-s, ka ardhur pasi u zbulua se ekipi anglez kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar.

Kaq mjaftoi që mediat britanike të nisin spekulimet për një lamtumirë të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e “Qytetarëve”, pasi duket se kapitulli i tij me anglezët është mbyllur.

Shumë klube kanë kryqëzuar gishtat dhe kanë mprehur duart për të rrëmbyer trajnerin spanjoll. Juventusi kryeson listën e klubeve sipas asaj që shkruan “The Sun”. Afrimi i Guardiolës kërkohet nga familja Agnelli që është e fiksuar pas fitimit të Champions League.