BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Mançini motivon “axurrët”: Italia pret prej nesh trofeun e Europianit

Mançini motivon “axurrët”: Italia pret prej nesh trofeun

Trajneri i kombëtares italiane beson se do ta nisin mbarë Europianin e këtij viti dhe në fund beson se do të jenë “axurrët” ata që do ta fitojnë trofeun

Për një muaj me radhë, duke nisur nga data e sotme 11 qershor, do të luhen ndeshjet e kampionatit Europian. Siç dihet, kjo veprimtari duhej zhvilluar njhë vit më parë por u shty për shkak të pandemisë. Tashmë gjithçka është gati dhe sot në mbrëmje hap tiparin një prej evenimenteve më të mëdha të futbollit. Në garë janë përfaqësueset e 24-vendeve, pra një pjesëmarrje shumë e gjerë, të cilat ndryshe nga e shkuara do t’i luajnë ndeshjet në 12 qytete të ndryshme europiane. Padyshim që kjo është një risi, ndërkohë që vendet e mëdha mbetet pretendente, të tilla si Franca dhe Portugalia, që llogariten favorite absolute, por edhe Gjermania, Italia, e Spanja që besohet e do të konkurrojnë fuqishëm. Për herë të parë në një Europian merr pjesë he shteti fqinj, Maqedonia e veriut. Pikërisht sot, Italia luan duelin hapës të Kampionatit Europian, duke zbritur në fushë, këtë të premte, në orën 21:00, kundër Turqisë, në stadiumin “Olimpico” të Romës. Të kaltrit do të kërkojnë që ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme evenimentin e madh europian. Trajneri Roberto Mançini i ka shkruar një letër nga zemra popullit italian, që e vuajti më shumë se të gjithë pandeminë e Koronavirusit. “E dashur Itali, duket se ka kaluar një përjetësi që kur morëm kualifikimin, atë mbrëmje, në “Olimpico”, kundër Greqisë. Ishte tetor 2019, ishim euforikë. Sporti në këto momente, siç kam thënë më shumë se një herë, është një mjet thelbësor i jetës sonë. Mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë, mund të na ndihmojë të shkëputemi përkohësisht nga disa mendime ose momente të komplikuara. Sporti mund të na japë shumë emocione pozitive. Asnjëherë më parë nuk kishim kaq shumë të nevojë për të”, shkruan Mançini. Më tej vijon me fjalë të zgjedhura për t’u dhënë impuls djemve të skuadrës. “Ekipi ynë kombëtar, në Kampionatin Evropian që do të fillojë për disa orë, është i vetëdijshëm për përfaqësimin e një populli fantastik dhe të vendosur, dhe për këtë arsye unë, së bashku me stafin dhe 26 djemtë që do të zbresin në fushë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha minutat e kësaj ngjarjeje për të nderuar vendin që ne përfaqësojmë. Ne e dimë që ndeshjet tona do të jenë një moment bashkimi për miliona italianë. Ata do të jenë momente gëzimi që do të na bëjnë të harrojmë vitin e kaluar për një moment. Kjo është arsyeja pse ne do ta luajmë këtë ngjarje të vetëdijshëm për forcën e fanellës blu dhe të popullit italian. Të bashkuar nën një qiell të vetëm blu, të veshur me bluzën blu, le të bashkohemi së bashku në një kor të vetëm që bashkon më shumë se 60 milion italianë: FORZA AZZURRI!”, vijon në letrën e tij Mançini.