Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maradona sulmon Guardiolën: “Tiki-taka” nuk është shpikje e tij, Murinjo trajner më i mirë

Postuar: 15/11/2018 - 07:20

Rivaliteti midis Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës dihet. Ai zë fill që herët kur të dy teknikët ishin pjesë e stafit të Barcelonës kur drejtonin ekipet e moshave në Katalonjë, nën vëzhgimin e Luis Van Galit dhe teknikëve të tjerë të mëdhenj, por edhe me bashkëpunëtorë si i ndjeri Tit Vilanova apo dhe ish-tekniku i Barcelonës e aktualisht i Spanjës, Luis Enrike. Ky rivalitet mori përmasa të mëdha e shkoi deri në armiqësi kur të dy teknikët morën drejtimin e dy klubeve gjigande të Spanjës, Realit dhe Barcelonës. Kështu Murinjo drejtoi “Los Blancos”, kurse Guardiola mori drejtimin e “Blaugranave”.

Atë duel e fitoi më së shumti Guardiola, por shumë besojnë se Murinjo është një trajner më i mirë se sa Guardiola, pavarësisht se ishte pikërisht katalanasi që e fitoi duelin e fundit midis tyre në derbin mes Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit. I këtij mendimi është dhe një prej legjendave të futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona, i cili voton pikërisht Hoze Murinjon si trajnerin më të mirë në qarkullim. I intervistuar nga spanjollja “Marca”, legjenda e futbollit argjentinas insiston se trajneri më i mirë është pikërisht portugezi me të cilin shpeshherë ka shkëmbyer komplimente në distancë edhe në të kaluarën.

“Mes të dyve, më i mirë është me siguri Murinjo. Unë si trajner kam ende shumë për të mësuar. Ndaj për këtë arsye mendoj se do të shkoj në Mançester për një javë të shoh stërvitjet e Murinjos, për ta pyetur për shumë gjëra, padyshim ai është më i miri”, theksoi Pibe “D’Oro. Në fakt, Maradona vetë nuk shquhet si një trajner i madh, pavarësisht se ka qenë një lojtar magjik në fushën e lojës. Por ai është në gjendje të dijë të bëjë diferencën se cili është teknik më i mirë për nga mënyra se si e ndërton lojën.

“Më i mirë Murinjo se Guardiola? Për mua po. “Tiki-taka” nuk u shpik nga Guardiola. Ky sistem loje që njohim sot tek Barcelona dhe që u aplikua me sukses për më shumë se një dekadë, ishte skemë e ideuar nga i madhi Johan Krujf. Vetëm se tani ka një ndryshim. Pep mund të zgjedhë lojtarin që do nga e gjithë bota, sepse janë paratë në mes. Kështu është gjithçka më e thjeshtë dhe falë lojtarëve me cilësi ai ka mundur ta aplikojë me sukses këtë mënyrë loje”, tha Maradona rreth të dy trajnerëve. Por ikona e futbollit argjentinas është pozicionuar kështu në krah të portugezit, i cili ka pak aleatë në krahun e tij si pasojë e një karakteri të vështirë që shoqëron personalitetin e tij në përgjithësi. Murinjo dhe Guardiola janë rivalë prej dy vitesh edhe në Angli, ku portugezi drejton Junajtid e katalanasi Sitin, dy ekipet rivale të Mançesterit. Deklaratat e Maradonës mund të shkaktojnë debate të mëdha në Angli rreth dy trajnerëve, por edhe më gjerë në Europë sepse dihet rivaliteti midis Murinjos dhe Guardiolës në aspektin sportiv.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:09

Tomas Munir ka marrë vemendjen e të gjithëve me videon që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.Mbrojtësi i PSG-së shihet në video teksa bën një një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Postuar: 14/12/2018 - 07:14

Trajneri Arsen Venger, aktualisht i papunë, vijon të japë intervista në media të ndryshme, të bëj

Postuar: 14/12/2018 - 07:13

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të L

Postuar: 14/12/2018 - 07:11

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi.

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal,

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p