BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Sport

Maradona thumbon Messin: Numri 10 i Argjentinës do të jetë përgjithnjë i imi

Maradona thumbon Messin: Numri 10 i Argjentinës do të jetë

Në super formë, Maradona nxjerr në pah madhështinë e tij, edhe nëse i duhet të kalojë mbi Messin. Një sfidë kohe mes numrave 10 të Argjentinës. “Edhe pse arriti një moment që nuk isha më, gjithsesi, do të jem unë numri 10 i Argjentinës, përgjithnjë”.

Diego Armando Maradona thumbon Lionel Messi për faktin se kush është “el dies” më i fortë i kombëtares argjentinase të futbollit.

Me rastin e 35-vjetorit të fitores historike 3-2 kundër Venezuelës, me dy gola të shënuar nga Maradona, që i hapi skuadrës portat për Botërorin e Meksikës ’86, e fituar nga Argjentina, “Pide de Oro” kujton ndeshjen në “Instagram”.

“Më kujtohet gara dhe eliminimi direkt ndaj Venezuelës në vitin 1985. Kisha luajtur dy miqësore më parë, por, ajo ishte ndeshja ime e parë zyrtare pas Botërorit 1982. Në tre vite mungesë pata hepatit, një kavilje të thyer dhe probleme që kemi në të huajt për të luajtur në skuadrën kombëtare”. “Kur arrita në Venezuelë, një person më theu gjurin me një goditje, ndërsa hyja në hotel. Kjo nuk mund të ndodhë sot. Ndaj u them gazetarëve, që sot bëjnë mijëra krahasime, mijëra statistika, atyre që mendojnë se kanë zbuluar futbollin, që nuk bëhen dot krahasime. Më përpara nuk ishte si tani, ishte gjithçka ndryshe. Fusha, topi, trofetë, arbitrit, stërvitja, ushqimi, mjekimet, gazetaria, media, transporti, hotelet dhe gjithçka tjetër. “Fair play” nuk ekzistonte, të mbysnin në shqelma”.

“Nëse nuk do të kishe kupën e botës, nuk do të kishte parajsë. ... Dua t'ju them se nuk e kam hequr kurrë fanellën e kombëtares. Mos gënjeni njerëzit. Mos lejoni që karantina të ndikojë te ju. Sepse edhe pse në një moment nuk kam qenë, 10 do të jenë gjithmonë e imja”.