BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

“Marca” trondit Mesin: Favorit për "Topin e Artë" është sërish Ronaldo

“Marca” trondit Mesin: Favorit për "Topin e

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Me këtë konstatim pajtohen pothuajse shumica e futbollistëve, specialistëve dhe opinionistëve, por edhe sportdashësve, anembanë botës. Natyrisht, rivali i tij më i madh, Kristiano Ronaldo, meriton gjithashtu vëmendje dhe respekt për atë që ka dhënë në fushat e blerta dhe ky rivalitet e ka bërë futbollin më të bukur e më të ndjekur. Të dy lojtarët kanë fituar nga 5 topa të artë secili dhe vargu i fitoreve të tyre radhazi në dhjetë vitet e fundit u prish një vit më parë nga kroati Luka Modriç, por të dhënat që kanë shënuar Mesi dhe Ronaldo edhe në sezonin që lamë pas mund të jenë të mjaftueshme për t’i radhitur ata në emrat pretendentë për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual për lojtarët, sikurse është Topi i Artë. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka befasuar ditën e djeshme me analizën e saj në një shkrim të dedikuar për pritshmëritë e Topit të Artë 2019, pasi beson se portugezi me trofeun e Ligës së Kombeve ka më shumë shanse ta fitojë këtë çmim sesa argjentinasi që nuk e fitoi dot Kupën e Amerikës. “Kristiano Ronaldo drejt triumfit për Topin e Artë të gjashtë në karrierë”. Kjo është profecia e të prestigjiozes spanjolle “Marca”, që i bën një analizë të thellë sezonit të CR7 tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë. Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modriç ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Mesit. Sipas “Marca”-s 34-vjeçari është një nga favoritët kryesorë bashkë me Mbape, Mane e Van Dijk. Vendimtar në këtë triumf të mundshëm të Ronaldos do të rezultonte rendimenti i tij me Juven, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë. CR7 ka mundur të shënojë në të gjitha takimet e Championsit si dhe është renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 21 finalizime. Sigurisht që nuk duhet harruar suksesi në Nations League. Ronaldo udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt triumfit në edicionin e parë të këtij turneu. Leo Messi po shijon pushimet verore në një ishull të Karaibeve, pas zhgënjimit që mori në Copa America. “Ylli” argjentinas, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët, ka zgjedhur të pushojë një resort spektakolar në Antigua dhe Barbuda. Gjatë ditëve që janë zhvendosur në Karaibe, si Leo dhe Antonela nuk kanë hezituar të ndajnë me pasuesit e tyre disa imazhe të udhëtimit. Duhet thënë se Mesi arriti me Barcelonën deri në gjysmëfinalen e Champions League, ku u eliminua nga Liverpuli, fitoi Kampionatin në Spanjë, por jo Kupën e Mbretit. Por “pleshti” ka avantazh golat dhe asistent si askush tjetër, pasi është shënuesi më i mirë në top-5 ligat europiane, top-shënuesi në Champions, “mbret” i asistimeve në të dy kompeticionet.

Adriatik BALLA