BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Sport

Mario Mitaj “zbulimi i Silvinjos”, Europiani mund ta çojë në një klub të madh

Mario Mitaj “zbulimi i Silvinjos”, Europiani mund ta

Në fazën kualifikuese të Europianit Gjermani-2024, mbrojtësi Mario Mitaj pati një peshë speciale dhe ia doli të sigurojë një emër të mirë, duke u konsideruar madje edhe si zbulim i trajnerit Silvinjo. Lojtari pati performancë fantastike, duke qenë pozicional, tepër teknik dhe me vizion për lojën, gjë që ra në sy edhe të specialistëve e shumë menaxherëve. Por ai ende nuk e ka bërë kapërcimin e madh dhe si duket po pret Europianin e verës që të paraqitet mirë dhe falë paraqitjeve të marrë ftesë nga klube elitare europiane. Ndërkohë, sulmuesi Armando Sadiku vijon të shënojë gola në Indi, pavarësisht se trajneri i Kombëtares Silvinjo nuk e ka atë në planet e tij të Europianit. Por numri i golave në fund mund edhe të sjellin surpriza. Kuqezinjtë e tjerë vijojnë të paraqiten mirë me ekipet e tyre.

 

Mario Mitaj pritet të mos qëndrojë gjatë në Rusi te Lokomotiva e Moskës, pasi klube të ndryshme europiane janë të interesuara për shërbimet e anësorit të majtë të Kombëtares Shqiptare. Agjenti i 20-vjeçarit, Silvio Pagliari zbuloi në një prononcim për “TMË” se Mitaj është një nga futbollistët më të fortë të brezit të tij. “Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë. Djali kishte shumë merkato në janar, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje. Jam gjithashtu shumë i sigurt se Mitaj do të zhvillojë një karrierë madhështore. Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës. Dua të falënderoj edhe Silvinjon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003”, theksoi Pagliari. Në fund një koment për duelin Itali-Shqipëri, takimi i parë i grupit B në Euro 2024. Ku bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Spanja. “Për Shqipërinë është një lloj derbi, ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjenjë të mrekullueshme mes Italisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi është vërtet e fortë, nuk dolën rastësisht të parët në grup. Broja po e merr veten, Shqipëria nuk shkon për pushime në Gjermani”, theksoi ai.

Armando Sadiku vijon të shënojë gola

Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, i cili ka kohë që nuk është ftuar më në Kombëtare, ka shënuar golin e radhës në Indi, të pestin sezonal në kampionat me Mohun Bagan. 32-vjeçari e nisi nga stoli duelin shtëpiak përballë Jamshedpur, sfidë të cilën Mohun e fitoi 3-0. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 70’ dhe dhjetë minuta më vonë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare. Duke vulosur triumfin me “tris” të skuadrës së tij. Mohun (një ndeshje më pak) renditet në vendin e dytë me dy pikë më pak se kryesuesit e Odisha FC. Për Sadikun në Kombëtare duket e ka perënduar mundësia që të riveshë bluzën kuqezi, por për të mund të ketë një ndeshje lamtumire, sikurse ka ndodhur edhe me lojtarë të mëparshëm të Kombëtares.