BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mario Morina, “Talenti i Vitit” në Kategorinë Superiore

Mario Morina, “Talenti i Vitit” në Kategorinë Superiore
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi në rangun e lojtarëve të rinj të talentuar, më shumë se Mario Morina nuk ka rënë në sy asnjë tjetër. Natyrisht në kampionat ka elementë që bëjnë diferencë dhe Sokol Cikalleshi i Kukësit ishte një prej tyre, madje një futbollist që deri në ndeshjen e fundit shihej përcaktues edhe për fatet e kupës për skuadrën e Kukësit, por në rangun e të rinjve, Morina bëri diferencë me performancën e tij, me golat e shënuar dhe natyrisht me cilësitë që shfaqi në fushën e lojës dhe çmimi që mori dje nuk ishte i rastësishëm. Pra ai e meritoi plotësisht “Talenti i Vitit”. 
 
Suksesi
 
Mario Morina është fituesi i edicionit të 6 i çmimit “Talenti Vitit” i organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkoi”. Në votimin e gazetarëve sportiv në vend, ishte pikërisht sulmuesi i Tiranës që grumbulloi më shumë vota, duke bërë për vete çmimin individual. Pas vendit të dytë të arritur sezonin e kaluar, tashmë 21-vjeçari bëhet fitues trofeut “Talenti Vitit”, një vlerësim që tregon rritjen e tij në aspektin personal. Këtë edicion të 6-të u dhanë dy çmime të dyta dhe dy çmime të treta. Pas sulmuesit bardheblu u renditën mesfushori Arsid Kruja i Vllaznisë dhe mbrojtësi Amir Rrahmani i Partizanit. 20 vjeçari i shkodranëve ka qenë një pikë e rëndësishme e Vllaznisë këtë edicion duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Pas shpërthimit një sezon më parë, Kruja konfirmoi talentin e tij edhe këtë edicion, dhe vlerësimi i dhënë me këtë çmim tregon progres në karrierën e tij. Mbrojtësi i të kuqve nga kryeqyteti Rrahmani pas një nisjeje jo të mirë të sezonit ka gjetur veten duke u bërë një pikë referimi në mbrojtje. Ndërkohë në vendin e tretë janë renditur sërish dy futbollistë, Lorenc Trashi i Lushnjës, që pavarësisht faktit se skuadra ka rënë në Kategorinë e Parë, loja e tij këtë edicion ka befasuar të gjithë. Përkrah Trashit është renditur një tjetër futbollist i Partizanit, mbrojtësi Mevlan Murati. Ndërkohë me çmimin “Fair- Play” është vlerësuar portieri i Tiranës, Ilion Lika që për arsye familjare nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni.
 
Qëndrimi i talentit
 
Pas një sezoni të ndarë më dysh, me aktivizimin në pjesën e parë të tij tek Skënderbeu dhe më pas rikthimi në shtëpi tek Tirana, Mario Morina merr një trofe personal. Sulmuesi 21 vjeçar shprehet i kënaqur me trofeun e fituar dhe premton se ky vlerësim do të shërbejë si shtysë për të ardhmen. “Jam shumë i lumtur dhe mendoj që ky vlerësim do të më bëj të vazhdoj punën time me këtë ritëm”. Tashmë sezoni ka përfunduar dhe llogaritë kanë nisur të bëhen. Tirana nuk ka siguruar ende të ardhmen dhe në pikëpyetje janë të gjithë futbollistët. Morina shpreson që të zgjidhet gjithçka për mirë teksa shpreh haptazi dëshirën për të luajtur me fanellën bardheblu. “Shpresoj të zgjidhet gjithçka dhe të jemi pjesë e Tiranës. Në të kundërt do të shoh alternativat dhe do vendos ku do të luaj”. Për të përshpejtuar në një zgjidhje të situatës tek 24 herë kampionët, tifozët kanë premtuar rikthimin në protestë. Morina edhe pse e ndjen veten si njërin prej tyre, thekson se ai është profesionist dhe do të presë për të vendosur të ardhmen. “Tifozët kërkojnë më të mirën për skuadrën por unë jam profesionist. Nuk kemi asgjë në dorë, pasi duhen marrë ca vendime. Nëse nuk arrihen në përfundimet e duhura do të largohem”. Në sezonin që sapo përfundoi Morina realizoi 7 gola në 27 ndeshje të luajtura në total, dy me Skënderbeun dhe 5 me Tiranën.Adriatik BALLA