BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Sport

Marota: Lojtarët e Interit do të paguhen sipas kontratave, për titullin ka bonuse

Marota: Lojtarët e Interit do të paguhen sipas kontratave, për

Administratori i deleguar i Interit nuk e fshehu që ka një krizë ekonomike për shkak të pandemisë, por shtoi se rrogat e lojtarëve nuk preken

Interi siguroi titullin kampion në Itali katër javë para fundit, duke rikthyer trofeun pas një dominimi dhjetëvjeçar të Juventusit. Ky sukses i festuar me të madhe nga zikaltrit, madje duke thyer edhe rregullat antikovid në rrugë, ishte i merituar, pasi gjatë këtij edicioni Interi tregoi maturi, forcë, dominim dhe në fund një trofe që lojtarët dhe stafi teknik me në krye trajnerin Antonio Konte e meritonin plotësisht. Ndërkohë, shenja krize ekonomike ka dhe për këtë flitet edhe hapur tashmë, por kjop besohet se nuk do të ndikojë tek kontratat e lojtarëve zikaltër. Kështu, Administratori i Deleguar i Interit, Xhiuzepe Marota hodhi poshtë zërat për një prishje të humorit të futbollistëve, për shkak të një kërkese për reduktim të pagave, teksa theksoi se në ambientin zikaltër ka festë për titullin kampion dhe të gjithë bonuset do të respektohen. “Nuk është e vërtetë që ka prishje humori te futbollistët. Ne jemi të gjithë krenarë për atë që kemi arritur dhe na takon ta festojmë e shijojmë deri në fund, pasi veçanërisht djemtë kanë derdhur shumë djersë në fushë gjatë këtij viti. Detyrimet kontraktuale do të shlyhen të gjitha, përfshi edhe bonuset mbi paraqitjet apo titullin, pasi janë një arritje e merituar për futbollistët”, deklaroi Marota. Megjithatë drejtuesi zikaltër pranoi se situata ekonomike në klub nuk është e mirë, ashtu si në shumë skuadra të tjera europiane dhe zbuloi se vetëm gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një bisedë të sinqertë me futbollistët. “Është e vërtetë që kemi vështirësi ekonomike, por nuk jemi vetëm ne. Shumë klube në Europë po vuajnë, pasi stadiumet e boshatisura për shkak të pandemisë kanë ulur ndjeshëm arkëtimet. Ne kemi mbajtur të gjithë detyrimet kontraktuale deri tani, por është momenti që të bëjmë një lëvizje për të ardhmen, pasi nëse vazhdohet kështu, shumë klube do të shkojnë drejt falimentimit. Do të flasim me lojtarët një e nga një dhe do t’i sqarojmë për gjithçka, duke shpresuar që do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, pasi janë të gjithë profesionistë dhe e kuptojnë situatën”, u shpreh Marota. Ndërkohë, aventura e Ashli Jung me Interin duket se është drejt përfundimit, pasi kontrata e anësorit anglez me zikaltrit përfundon bashkë me sezonin dhe në Milano duket se nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë zgjatje të bashkëpunimit. 36 vitet mbi supet e anglezit, por edhe përshtatja e Perisiç si anësor në krahun e majtë, kanë bërë që zikaltrit të vendosin ndërprerjen e bashkëpunimit mes Interit dhe Jung, që me shumë gjasa do të rikthehet në Angli. Uatford e ka shfaqur hapur dëshirën për të rikthyer anësorin anglez në ekip, ndërsa së fundi në garë për shërbimet e tij është përfshirë edhe Inter Miami, me David Bekham që është angazhuar personalisht për ta bindur. Në moshën 36-vjeçare dhe pasi ka marrë maksimumin nga futbolli në nivelet e larta në Europë, MLS-ja amerikane do të ishte ideale për Ashli Jang, që mund të vijojë karrierën pa pasur nevojë për shumë sforco fizike.