
Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Shkruar nga Adriatik BALLA 28 Maj 2022

Kampionati është mbyllur dhe i ka dhënë tashmë verdiktet e tij. Tirana u shpall kampione, për herë të 26-të në historinë e saj, ndërkohë që skuadrat e Laçit dhe të Partizanit si vend i dytë dhe i tretë do të marrin pjesë në Conference League të UEFA-s. Në fundin e tabelës dy ekipe u larguan direkt një kategori më poshtë dhe janë Dinamo dhe Skënderbeu, ndërsa mbetet të qartësohet nëse do t’i ndjekë në këtë rrugë të rënies edhe Egnatia, e cila do të ketë një duel direkt me vendin e tretë në kategorinë e Parë, Korabin, se cili prej këtyre dy klubeve do të jetë në elitë sezonin tjetër. Por sezoni ende nuk ka përfunduar, pasi një tjetër trofe i rëndësishëm është ende në lojë dhe bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë, finalja e së cilës do të luhet në ditën e fundit të majit dhe trofeun e diskutojnë skuadrat e Laçit dhe të Vllaznisë. Për shkodranët është një ndeshje për jetë a vdekje, sepse nuk kanë asnjë shans tjetër të shkojnë në Europë, kurse për Laçin është objektiv pr të përmbyllur një sezon fantastik, sepse vendi i dytë në kampionat pas Tiranës i ka mundësuar pjesëmarrjen direkt në Conference League sezonin tjetër, por ndërkohë dëshiron të bëjë një përmbyllje edhe më të madhe, me trofe, prandaj shihet edhe favorit për të fituar kupën. Por ku dhe kur do të luhet kjo ndeshje. Dje vendimin e mori Federata Shqiptare e Futbollit dhe finalja do të luhet në kryeqytet.
“Air Albania” pret Kupën e Shqipërisë
Sezoni futbollistik 2021-2022 në Shqipëri merr fund me fituesin e Kupës së Shqipërisë, ku në finale janë Laçi dhe Vllaznia. Ka pasur pikëpyetje rreth vendit ku do të luhej kjo finale, por tashmë axhenda e këtij takimi është zyrtare. Finalja Laçi-Vllaznia do të luhet më 31 maj, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje menaxhohet nga FSHF-ja, e cila pritet të nxjerrë në shitje edhe biletat. Ky trofe vlen 50 milionë lekë, por vlera shtohet rrugës, pasi fituesi i këtij kompeticioni këtë vit kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku sido që të shkojë fati në këtë raund, 450 mijë euro i kanë të garantuar edhe po u eliminuan. Pa dyshim Kupa ka më shumë vlerë për Vllazninë, pasi vetëm duke fituar trofeun mund të sigurojë biletën për në Ligën e Konferencës, pasi Laçi praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë si nënkampion.
Shanset
Vllaznia nuk është në formën e saj më të mirë dhe ka pasur mjaft probleme gjatë sezonit, duke mos i arritur objektivat që i kishte vënë vetes për titull ose të patë një nga tri vendet e para. Shkodranët e mbyllën kampionatin në vend të pestë, pas Kukësit, i cili gjithashtu nuk siguroi Europën nga renditja e kampionatit. Edhe kuksianët e kanë një shans të shkojnë në Europë, por shansi i tyre është në duart e Laçit, pasi nëse fitojnë kurbinasit Kupën, atëherë në renditjen e kampionatit zbritet një vend automatikisht dhe këtë pozicion e fiton Kukësi. Shanset për të fituar Kupën e Shqipërisë i ka realisht më shumë Laçi, pasi është skuadër më e qëndrueshme, ka më tepër fantazi në lojën e vet dhe ka elementë që bëjnë diferencën. Nga ana tjetër, Vllaznia duhet t’i besojë eksperiencës së trajnerit Mirel Josa.
Më të lexuarat


Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…

Ylli i futbollit përjeton momente tmerri, sulmohet nga hajdutët e armatosur

Bayern Munich hap “thesin”, gati 120 milionë euro për post-Lewandowski

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar duke u ngritur në majat e botës”/ Boksieri Florian Marku jep lajmin që prisnit: Po kthehem për të gjithë ju në mes të Tiranës

Trajneri Ksavi presion Bajernit të Mynihut: Dua ‘Levën’ brenda dy javësh!

Lojërat Mesdhetare konfirmuan Luiza Gegën si sportisten më të mirë e vendit, shtangisti Qerimaj veteran i medaljeve

Tirana bën gati grupin për Champions, Partizani prezanton bluzën e sezonit te ri
