BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Sport

Martini pozicionon Teutën për Europa League, në Superiore gjysma e klubeve nuk paguajnë lojtarët

Martini pozicionon Teutën për Europa League, në Superiore gjysma

Kategoria Superiore do të rikthehet zyrtarisht në fushë me ndeshjet e javës së 27-të të saj më 3 qershor, një datë që është caktuar në mënyrë përfundimtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi mori paraprakisht “bekimin” e autoriteteve shëndetësore në vend dhe pasi ishte miratuar më parë një protokoll higjienik që duhej respektuar nga klubet gjatë procesit stërvitor. Ndërkohë, situata nuk duket pozitive, për shumë klube dhe kjo lidhet me financat. Puna ka arritur deri atje sa disa skuadra kanë protestuar, siç ndodhi me Vllazninë dy ditë më parë. Shkodranët kishin pa marrë rrogat nga janari, ndërsa në hall të madh ishin veçanërisht lojtarët e huaj apo ata që i kishte zënë karantina në qytetin verior, ku një pjesë po përballeshin edhe me mungesën e dritave. Nuk është vetëm Vllaznia që ka probleme me pagat, por është konfirmuar tashmë që ky është një problem i mprehtë për të gjitha klubet. me përjashtim të Tiranës dhe Partizanit, që duket se kanë paguar (ndoshta jo rroga të plota), të tjerët kanë probleme serioze, si Flamurtari, Luftëtari, Bylis, madje dhe tek Skënderbeu u përfol se ekzistonte ky problem, por nuk ka pasur rebelim të hapur të futbollistëve. Me pak fjalë, pandemia e koronavirusi ka nxjerrë nga shinat financiare shumë klube të Superiores, që do të përballen së shpejti me ankesat e lojtarëve. E ndërsa problemi financiar duket shqetësues, klubet po ndjekin linjën e tyre të pretendime dhe me kthimin e stërvitjes secila skuadër po bën llogaritë e saj, mbi bazën e grupit dhe formës së lojtarëve. Në këtë kuadër pretendimet i ka ngritur edhe Teuta e trajnerit Edi Martini, e cila ndodhte në vend të 5-të me 40 pikë, por ka shanse të mira të kapë një nga tre vendet e para për të mundësuar pjesëmarrjen në Europë.

Martini: Teuta është për Europa League

Futbolli shqiptar ka problemet e veta, si i gjithë futbolli në Europë. Klubet edhe tek ne kanë zbritur në fushën e lojës me qëllimin për t’u bërë gati për ndeshjet e mbetura të sezonit. Kampionati shqiptar pritet të rifillojë në fillim të qershorit ku data e propozuar është data tre, ndërkohë që klubet kanë nisur stërviten. Sakaq, te Teuta janë të fokusuar për të arritur objektivin sezonal, Kupën e Europës. Mirëpo, trajneri i durrsakëve, Edi Martini mendon se ekipi mund të mbërrijë edhe vendin e dytë teksa me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se beson te lojtarët, ekipi dhe tifozët. “Po rifillon kampionati dhe ndihemi më të motivuar se kurrë për të arritur objektivat tona. Duam të sigurojmë një vend në Kupat e Europës, pavarësisht se unë dhe mendojmë se duhet të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Personalisht mendoj se është i arritshëm ky objektiv. Normalisht që 2 barazimet me Vlorën dhe Luftëtarin na i kanë zbehur lojërat shumë të mira që kemi bërë. Kemi grumbulluar 19 pikë në 10 ndeshje nën drejtimin tim dhe mund të dhe duhet të kishim bërë më mirë, por besoj te lojtarët, besoj tek ekipi, besoj tek tifozët durrsakë që të gjithë bashkë do ia dalim. Forca Teuta”, shkruan trajneri Edi Martini në faqen e tij në facebook”, ishin fjalët e Martinit.

Rivaliteti për Europën

Tirana është skuadra që mban vendin e parë dhe besohet e është favorite për ta ruajtur këtë pozicion deri në fund, gjë që i jep titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Champions League. Në vend të dytë ndodhet aktualisht Kukësi, me 44 pikë, që besohet se është favoriti kryesor për të mbajtur deri në fund këtë pozicion dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Ligën e Europës. skuadrat e tjera si Skënderbeu, laçi dhe Teuta, do të rivalizojnë fort për një vend të tretë që mundëson gjithashtu pjesëmarrje në Europa League. Në këtë garë mund të futen edhe Bylis e Vllaznia, pasi kanë jo vetëm shanse teorike. Në këtë kuadër, Teuta është një ekip që ndodhet vetëm 4 pikë larg vendit të dytë dhe një pikë larg vendit të tretë. Duke pasur parasysh faktin e në fazën e katërt ka shumë duele direkte, priten edhe surpriza, prandaj durrsakët mund të lakmojnë direkt vendin e dytë. Pra Europa është shumë pranë për “Djemtë e detit”.