BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Sport

Martini thumbon Tiranën: Lojtarëve të tyre u ikën kovidi për dy ditë, kurse tek Teuta mbetën të izoluar tri javë

Martini thumbon Tiranën: Lojtarëve të tyre u ikën kovidi

Sot do të startojë java e pestë e Kategorisë Superiore, me dy takime si fillim, por duelet e kësaj jave vijojnë nesër e deri të hënën. Pra shpërndarja e kësaj xhiroje është në tri ditë, por padyshim që kryedueli është ai i kryesuesve, Teutës dhe Tiranës, që do të luhet ditën e dielë në mbrëmje. Theksojmë se kjo është një ndeshje shumë domethënëse për të dy kampet, sepse jo vetëm luajnë kryesuesit e renditjes, por edhe dy prej skuadrave favorite për titull, pra dy prej pretendenteve kryesore të garës. Në këto rrethana, humbja është e papranueshme dhe as çohet ndër mend nga palët, por fitorja i ka motivuar të dyja skuadrat prandaj dhe pritet një ndeshje e fortë si në planin fizik, ashtu dhe tekniko-taktik. Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Edi Martini i Teutës foli për skuadrën e tij, por nuk reshti së thumbuari edhe rivalen e së dielës, sidomos rreth shërimit të shpejtë të lojtarëve bardheblu nga koronavirusi. Në fakt, trajneri i Teutës foli dhe për zhvillime të tjera, përfshi dhe pasojat që ka ndërprerja e garës për disa ditë si pasojë e ndeshjeve të ekipit kombëtar.

Martini indirekt flet për rrezikun e infektimit nga Covid-19

Trajneri i Teutës, Edi Martini, tregohet ironik në konferencën për shtyp për ndeshjen me Tiranën. Trajneri shkodran i durrsakëve i thumboi bardheblutë për çështjen e infektimeve me COVID-19. “Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Kovidin. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Kovidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanoviçin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto moment”, theksoi tekniku. Martini gjithsesi, parashikon një sfidë shumë të fortë, mes dy ekipeve që i konsideron pretendente. “Është ndeshje shumë e fortë, patjetër. Do të thosha përplasen ekipe të vendeve të para, sepse pikët janë aty-aty. Në këtë moment vendi i parë është fjalë shumë e madhe, sepse diferenca me pikë është e vogël. E kemi vlerësuar maksimalisht, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit kur kemi luajtur me Tiranën”, nënvizoi ai.

Pushimi jo ai i duhuri për Teutën

Trajneri shkodran i skuadrës durrsake shprehu në fund edhe pasojat që pati ndërprerja disaditore e garës. Pra, ai nuk e ka pritur mirë ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, pasi në këtë rast ka ndihmuar kundërshtarin, por sërish këmbëngul se Teuta e tij hyn në fushë si favorite. “Në çdo ndeshje jemi favoritë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë kështu që të tillë do të jemi edhe këtë herë. Unë nuk e doja këtë ndërprerje, sepse po kalonim një moment të mirë. Gjithsesi gjendja është e mirë dhe futbollistët janë në formë optimale, me përjashtim të Idrizajt që ka një dëmtim dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mendoj që do ta nisim aty ku e lamë”, shtoi më tej ai.