BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Marvin Çuni flet për mediat italiane: Serie A do të më ndihmojë t’i bashkohem një klubi të madh

Marvin Çuni flet për mediat italiane: Serie A do të më

Sulmuesi i Shqipërisë, i cili është në planet e trajnerit Silvinjo për finalet e Europianit, Marvin Çuni, i konsideruar si shumë i talentuar, është një nga futbollistët që ka spikatur te Frozinone në këtë sezon. Trajner Eusebio Di Françesko i ka besuar shumë shqiptarit, madje nuk ngurroi ta aktivizonte sulmuesin që në ndeshjen e parë të Serie A kundër Napolit. Në vijim 22-vjeçari ia shpërbleu edhe me një supergol në ndeshjen kundër Empolit. Në një intervistë të fundit për “TuttoFrosinone”, Çuni flet për shumë tema, nga jeta e tij jashtë fushe, te diferencat e futbollit gjerman me atë italian etj.

Goli kundër Empolit dhe si do të rritet në Serie A

Marvin Çuni e nisi intervistën e tij duke folur për golin që shënoi kundër Empolit. “Kundër Empolit kisha shënuar në pjesën e parë, por më ishte anuluar goli. Isha i nervozuar dhe më pas shënova atë gol me takë. Një gol shumë i bukur, ishte një ngushëllim i denjë për golin e anuluar më parë. Atyre që iu referohem në futboll janë Kristiano Ronaldo, Mbape dhe Haland. Serie A është një kampionat shumë kompetitivë dhe sigurisht mund të më ndihmoj shumë në rritjen time. Nuk jam tipi i futbollistit që vendos objektiva personal, mendoj vetëm të luaj sa më shumë ndeshje. Nuk dua të mendoj për atë që do të ndodhë në fundin e kampionatit”, tha Çuni.

Dallimet mes Serie A dhe Bundesligës

Më tej Çuni foli për dallimet mes Bundesligës dhe Serie A. “Nga aspekti i intensitetit ka shumë ngjashmëri, ndoshta në Gjermani është një futboll më i hapur dhe preferohen më shumë duelet një kundër një. Në Itali preferojnë që aksionin ta ndërtojnë nga mbrojtja dhe kërkojnë të luajnë më pas në një mënyrë më të arsyeshme. Prej fillimit jam ndjerë shumë mirë, është një qytet i vogël. Edhe me skuadrën impakti ishte menjëherë shumë pozitiv. Është një ambient në të cilin mund të punosh mirë dhe me qetësi. Pastaj të luash në Serie A është për një mundësi e jashtëzakonshme, një mundësi për t’u rritur më shumë”, theksoi ai.

Eksperienca me Bajernin dhe ardhja e Ibrahimoviq

Çuni e vlerëson lart përvojën e fituar tek Bajerni. “Ajo me Bajern ka qenë një eksperiencë shumë e bukur në aspektin personal. Thiago Alkantara është lojtari më i fortë që kam pasur pranë, me atë shkoja në stërvitje. Të isha pranë atyre kampionëve për mua ishte një eksperiencë fantastike. Ibrahimoviq? Prisja që të kishte disa vështirësi duke ditur që bëhet fjalë për një futbollist shumë të ri. Por, ai ka shumë kualitet, është i fortë dhe e dija se do të bënte mirë sapo t’i vinte rasti”, shtoi 22-vjeçari.

Shokët më të mirë dhe mendimi për trajnerin D Françesko

Për futbollistin kuqezi grupi tek Frozinone është shumë i mirë, or edhe trajneri ka bërë punë të madhe. “Jemi një grup i bashkuar, ndjehem mirë me të gjithë. Por, duke qenë se flasim të njëjtën gjuhë, jam afruar më shumë me Ibrahimovic dhe Harroui. Jam një tip që nuk më pëlqen të dal shumë, qëndroj në shtëpi dhe luaj playstation. Që nga stërvitjet e para e kam kuptuar se Di Françesko është një trajner me nivel të lartë, padyshim më i miri që kam pasur deri tani”, përfundoi Çuni.