BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Matko Djarmati merr drejtimin e Vllaznisë, Marcelo Troisi i jep lamtumirën Flamurtarit, Gega nis punën me Kukësin

Matko Djarmati merr drejtimin e Vllaznisë, Marcelo Troisi i jep

Merkatoja e verës ka sjellë lëvizje të shumta në pankinat e Superligës Shqiptare. Ditën e djeshme është zyrtarizuar si drejtor sportiv i Klubit të Vllaznisë, Matko Djarmati. Ish-futbollisti kroat është prezantuar në ekipin shkodran nga administrator Suad Lici, i cili ka dhënë disa mesazhe të qarta në konferencë. “Nuk qëndroj si kukull këtu, i kam dhënë provat që nuk jam vetëm për të dhënë pagat. Për kukull, le ta bëjë dikush tjetër këtë pozicion”, tha ai. Lici më tej ka falënderuar ish drejtorin Engin Firat dhe trajnerin Hysen Dedjateksa shtoi se ishte i bindur nga plani i Djarmatit, ndaj palët kishin gjetur shpejt gjuhën e përbashkët. “Jam optimist dhe besoj se Vllaznia do ketë rezultate të reja dhe objektiv të ri, Kupat e Europës. Uroj dhe shpresoj të jetë një fillim i mbarë. Analizë për sezonin e kaluar? Është hera e parë në vitet e fundit që kemi marrë 46 pikë. Në periudhën e pandemisë, skuadrat e tjera u stërvitën, iku trajneri, lojtarët nuk u paguan për pesë muaj. Fondi nuk kalonte. Vllaznia ka prodhuar futboll dhe e kemi një bazë të ekipit. Patjetër do ta analizojmë gjithçka”, tha ai.

Gega nis punën

Nga ana tjetër, tekniku i Kukësit Skënder Gega, me të marrë frenat e pankisë ka nisur menjëherë punën. Ai ka zbritur në fushën për të zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e re. “Nuk jemi ende të plotë. Kuper është me leje nga klubi në Itali, Maliqi ka probleme ne kufi se duhet të bëjë testin të na bashkohet. Siç e dini një grup lojtarësh cilësorë janë larguar, do të mundohemi të punojmë për të sjellë emra të tjerë gjatë gjithë kohës. Gashi ka ardhur me pëlqimin tim, me aq sa e njohim është prurje e mire dhe shpresojmë të na ndihmojë, jam i kënaqur me afrimin e tij”, tha ai. I pyetur mbi ofertën ndaj Telushit, Gega tha se me të gjithë lojtarët që ka pasur te Partizani ka marrëdhënie shumë të mira. “Nuk e di si është situata e Telushit, kam lexuar që shkruhet për të dhe Hoxhën. Unë uroj të gjejnë gjuhën e përbashkët, ne nuk po shohim Partizanin, po shohim Superioren, jashtë Shqipërisë dhe kampionatin Kosovar”, tha Gega. Ndërsa për situatën e Et’hemit ai tha: “E di që ka bërë marrëveshje, Et’hemi ka qenë ndoshta një nga pikat më të rëndësishme të planit dhe projektit. Kishte tre vite te Kukësi, Kukësi ka investuar duke e marrë nga Mamurrasi, është rritur për meritën e tij e ka ardhur deri këtu. Edhe unë nga gazetat e kam marrë vesh që është larguar, nuk i di saktësisht marrëdhëniet ekzakte. Me sa di ka qenë në kontratë deri pas Europës, klubi do të vendosë zgjidhjen e kontratës apo nëse do t’i shkojë gjërave deri në fund”. Kukësi ka vendosur që stërvitjet t’i zhvillojë në Tropojë.

Ikën Marcelo Troisi

Lëvizje ka pasur dhe në ekipin e Flamurtarit, pasi Marcelo Troisi është larguar. Troisi mendohej se do të drejtonte projektin e ri të Flamurtarit në Kategorinë e Parë, por me sa duket ka vendosur që të mos qëndrojë në Vlorë. Ai ka pranuar ofertën e Turbinës, duke u ulur në stolin e kësaj skuadre, siç e konfirmoi klubi cërrikas me një postim në rrjetet sociale. “Turbina ditën e djeshme i ka dhënë dorën dhe ka falënderuar trajnerin Vladimir Gjonaj që ishte pjesë e jona fazën e fundit të kampionatit duke i uruar suksese në vazhdimësi! Menjëherë pas largimit të Gjonajt, Turbina zyrtarizon trajnerin e ri, i cili është braziliani Marcelo Troisi! Troisi sezonin e shkuar drejtoi skuadrën e Flamurtarit!”, shkruhej në njoftimin e Turbinës. Tashmë pritet të mësohet se kush do të jetë ai që do të drejtojë Flamurtarin në sezonin e ri, ku vlonjatët do të synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.