BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Sport

Mazarri e mbush “kupën”, pranë shkarkimit nga Torino, pritet ta zëvendësojë De Biazi

Mazarri e mbush “kupën”, pranë shkarkimit nga Torino,

 

 

Ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka një shans për të drejtuar një skuadër të Serisë A. Ndodh kjo për faktin se tek Torino, ekip të cilin ai e ka drejtuar dhe më parë, po bëhen lëvizje në pankinë, si pasojë e rezultateve të dobëta në kampionat e kupë. Kështu, Valter Mazarri është në pozita të vështira dhe një zëvendësim prej tij nga De Biazi shihet si mundësi reale dhe këtë e kanë shkruar vetë mediat italiane që e dinë se De Biazi ka raporte të mira me drejtuesit dhe sidomos presidentin Kairo. Megjithatë, duhet më parë që të shkarkohet Mazarri, një lëvizje që nuk ka ardhur ende zyrtarisht. Por janë orë vendimtare, pasi “kupa është mbushur”, si pasojë e rezultateve shumë të dobëta të Torinos gjatë ndeshjeve të fundit, sidomos disfata e fundit në Serie A me Leçen. Por a do të jetë De Biazi apo ndonjë tjetër kjo mbetet për t’u parë. Sikurse shkruajnë vetë mediat sportive italiane, humbja 0-7 në shtëpi përballë Atalantës, eliminimi nga Kupa e Italisë përballë Milanit dhe së fundi disfata në “Via Del Mare” përballë Leçes duket se kanë vulosur fatin e Valter Mazarrit, që pritet të shkarkohet gjatë ditës së sotme. Një sezon tejet negativ për “granatat”i shënjuar edhe nga një marrëdhënie asnjëherë e mirë mes trajnerit dhe publikut torinez, duket se kanë “mbushur kupën” e presidentit Urbano Kairo, që këtë herë nuk ka ndërmend t’i konfirmojë besimin. Vetë Mazarri ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, ndërsa dje pas ndeshjes me Leçen nuk ka udhëtuar me skuadrën, një shenjë kjo që ka nuhatur qartë faktin që e pret shkarkimi. Mediat në Itali flasin për kontakte mes presidentit Urbano Kairo dhe trajnerit Moreno Longo, i cili ka drejtuar më herët me sukses edhe të rinjtë e skuadrës së Torinos dhe tani do të ishte gati të ulej në pankinë bashkë me stafin e tij. Megjithatë nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Longon, opsioni i radhës për Kairon është ish trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani de Biazi, i cili vijon të mbetet i papunë dhe në pritje të një oferte për t’u rinisur. Edhe ky i fundit është një njohës i mirë i ambientit te Torino, pasi e ka drejtuar skuadrën në sezonin 2005-2006 dhe më pas në 2007-ën, ndërsa nëse do t’i besohet një shans i tretë, është gati të bëjë më të mirën për të marrë konfirmimin edhe për një tjetër vit. Në fakt Torino është në kërkim të një trajneri, por nuk po e bën hapur këtë deri sa të largohet Mazarri. Për momentin alternativë më e besueshme është De Biazi, por siç ndodh shpesh në merkato, asgjë nuk është e sigurt. mbetet të shihet cili do të jetë vendimi përfundimtar i presidentit Urbano Kairo, sepse ai është personi që i merr vendimet e mëdha të këtij klubi. Por rezultatet e dobëta e kanë ekspozuar prej kohësh Mazarrin, prandaj dyshohet se shkarkimi i tij është i pashmangshëm dhe çështje orësh.