BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mazrekaj s’vjen në stërvitje, Sampaio izolon ekipin nga mediat

Mazrekaj s’vjen në stërvitje, Sampaio izolon ekipin nga mediat
Nuk ka pikë dyshimi që situata e krijuar në klubin e Partizanit është e rëndë dhe kjo jo vetëm për sjelljen disi të ashpër të futbollistit kosovar Mentor Mazrekaj, por edhe për kokëfortësinë e trajnerit Marcio Sampaio, i cili ka vendosur heshtje shtypi dhe mbajtjen larg të grupit nga gazetarët. Madje ai është dukur nervoz dhe me këtë sjellje mund të përshpejtojë një shkarkim të mundshëm nga ana e presidentit Demi. Sampaio nuk ka probleme vetëm me Mazrekajn, i cili dje nuk erdhi fare në stërvitje, por ka probleme dhe me mediat, madje dhe me vetë grupin. Dje e teproi duke lënë ekipin jashtë vëmendjes së gazetarëve, por situatën mund ta zgjidhë vetë presidenti Demi ditët e ardhshme.
 
Gjendja
 
Një vendin i stafit teknik te Partizani për të shkëputur çdo kontakt të drejtpërdrejtë me mediat ka çuditur opinionin sportiv në vend dhe sidomos tifozët e kuq. Pas një jave të suksesshme, që u mbyll me fitoren 1-0 ndaj Kukësit, Sampaio për arsye që vetëm ai mund t’i shpjegojë nuk lejon që seancat stërvitore të ndiqen nga afër nga gazetarët. Një rregull i ri ky që do të zbatohet deri në fund të kampionatit. E vetmja mundësi komunikimi do të jetë nëpërmjet faqes zyrtare në internet, ku zyra e shtypit do të hedhë të rejat e ditës. Gjithsesi kamerat televizive kanë mundur të filmojë çaste nga seanca e parë e javës e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, impiant ku do të zhvillohet edhe takimi i të shtunës me Kastriotin. Një çështje e rëndësishme që vazhdon të mbetet pezull në kampin e kuq është ajo e Mentor Mazrekajt. Mesfushori kosovar nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, edhe pse në fundjavë ai u takua me presidentin Gazmend Demi, duke i sheshuar deri diku mosmarrëveshjet, por jo me trajnerin Marcio Sampaio, i cili i ka vënë kusht që të kërkojë falje publike për veprimet e tij. Mungesa e Mazrekajt në stërvitje tregon sesa i vështirë mbetet bashkëpunimi mes tij dhe trajnerit portugez, çka i nxit edhe më shumë zërat për një divorc të pashmangshëm në fund të sezonit. Për Mazrekajn në kampionatin shqiptar kanë shfaqur interes Kukësi dhe Tirana, klube që nuk do të mendoheshin gjatë për të siguruar shërbimet e një futbollisti me shumë potencial, por që mbetet disi i vështirë për t’u menaxhuar.