BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Mbape del kundër “sistemit” të milionerëve: S’kam fuqi ta ndryshoj, por të ndjekim ëndrrat

Mbape del kundër “sistemit” të milionerëve:

 Franca fitoi Kupën e Botës të vitit 2018 në kampionatin botëror të zhvilluar në Rusi verën e këtij viti, duke dominuar të gjithë kundërshtarët e në fund duke mposhtur në finale 4-2 Kroacinë. Ishte një prej skuadrave më të forta të historisë dhe pavarësisht se nuk dhuroi ndonjë futboll të bukur, pranohet se “gjelat” ishin ekipi më pragmatist i Botërorit. Në kuadër të skuadrës në këtë aktivitet luajtën një brez i artë futbollistësh, që lanë gjurmë dhe në klubet ku bëjnë pjesë. Padyshim, Griezman, Lloris, Varane, Zhirud, Kante, Matuidi, Umtiti janë elementë që ishin të konfirmuar me skuadrat e klubeve respektive, por në këtë Botëror spikatën edhe elementë të rinj si Pavard e Mbape. Pikërisht ky i fundit është kuotuar për të fituar “Topin e Artë”, sepse shënoi katër gola në Botëror dhe ishte nga më të spikaturit prej të rinjve. Nga ana tjetër, kalimi tek Paris Saint Germain e ka bërë atë me “flatra”, sepse shënon, asiston dhe është në rritje të vazhdueshme. Mediat franceze shkruajnë, ndërkohë, se Kilian Mbape është kthyer në profetin e futbollit të vendit të tyre. Në një moshë fare të re sulmuesi i Paris Saint Germain po sjell revolucion në fushën e blertë, ishte protagonist i fitores së përfaqësueses franceze në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që vlera e tij në merkato e kalon shifrën 200 milionë euro, duke e bërë atë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit. Gjithsesi, referuar shifrave të çmendura dhe të pabalancuara që qarkullojnë sot në tregun sportiv, Mbape mendon se në nivelet më të larta luhet me shifra të frikshme aq sa për shtresën e mesme të shoqërisë mund të quhen pa frikë të pahijshme. “Vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë sot në botën e futbollit do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu, ky është një sistem i ndërtuar nga të tjerë, por që funksionon, ndaj unë nuk mund ta bëj revolucionin i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet ta pranojmë realitetin”, theksoi ndër të tjera sulmuesi i Paris Saint Germain. Më pas Mbape foli edhe për objektivat e tij, ku synimi parësor është të mbetet origjinal, duke mos u kthyer në kopjen e askujt. “Qëllimi im është të ruaj gjithnjë vetëvlerësimin, të mbetem ky që jam dhe të mos kthehem në kopjen e askujt. Në fund të fundit, në jetën e përditshme të gjithë ne duhet të ruajmë modestinë, të jemi të përulur, pasi kjo është motoja më e mirë për të të sjellë madhështinë”, shtoi talenti francez. Më pas, një prej futbollistëve më të spikatur në Botërorin e Rusisë, ka një mesazh edhe për brezin e ri, që i kërkon të mos ndalet kurrë edhe kur përballet me vështirësi. “Mos reshtni kurrë së ëndërruari, mos u stepni nga ata që nuk besojnë tek ju, e rëndësishme është që të ruani besimin në vete, tek ëndrra juaj”, vijoi ai. Duhet thënë se Mbape ka pak shanse të fitojë “Topin e Aretë”, një trofe që jepet për lojtarin më të mirë të vitit nga “France Football”. Luka Modriç shihet sërish si lojtari që ka më shumë shanse për këtë çmim./Adriatik BALLA