Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbape ëndërron Realin, refuzon sërish të rinovojë me PSG

Postuar: 23/07/2019 - 07:25

Reali i Madridit është duke bërë një supermerkato me emra të fuqishëm, por edhe blerje që shkojnë në qindra milionë euro. Synimi i klubit “Los Blancos” është të ngrejë një skuadër që të jetë e aftë të rikthehet në majën e Europës, duke pasur ambicie për titullin kampion në Spanjë dhe trofeun e UEFA Champions League. Për të mundësuar grupin më të mirë, presidenti i Realit, Florentino Perez, është duke projektuar një prej goditjeve më të mëdha të viteve të fundit, ndoshta një goditje më të madhe sesa ajo e PSG-së dy vjet më parë kur mori nga Barcelona “yllin” brazilian, Nejmar, për shumën e 222 mln eurove. Dhe është vetë Perez që është gati të sakrifikojë për sulmuesin e talentuar dhe yllin në ngjitje të futbollit botëror, Kilian Mbape. Kuptohet, nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi francez po reziston nga ofertat tunduese për sulmuesin e vet, por as paratë me sa duket nuk i vlejnë klubit parisien, pasi vetë futbollisti është tunduar nga ideja për të luajtur në Madrid, me skuadrën “mbretërore”. “Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror. Në këtë mënyrë, të shumtë janë klubet pretendente për sulmuesin, ndër të cilët Reali i Madridit që ka treguar qëllimet hapur”, shkruajnë mediumet sportive. Duke pasur edhe një francez në stol si trajneri Zidan, operacioni mund të kryhej me më shumë thjeshtësi. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Mbape vështirë se do të qëndrojë në kampionatin e Ligue 1, teksa do të kërkojë eksperienca më sfiduese për cilësitë e tij. 20-vjeçari ende nuk ka pranuar të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës, duke mbajtur në ankth Parisin. Megjithatë, nuk bëhet fjalë që Mbape të transferohet këtë sezon, por në tjetrin. Kjo, pasi strategjia e Realit për të mbërritur te sulmuesi është të presë problemet e Mbape me klubin, për të përfituar më pas në anën financiare. Ndërsa, në kushte normale transferimi i kampionit të botës shkon më shumë se 200 milionë euro. Mançester Siti ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape. Siti është i gatshëm të paguajë 860 mijë euro në javë për francezin. PSG është duke u mundur ta mbajë në ekip francezin, pasi edhe ylli tjetër i skuadrës, Nejmar, ka shumë mundësi të largohet këtë verë. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola është duke u munduar të transferojë disa lojtarë dhe është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për Mbapenë. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se si do t’i lëvizin “gurët” klubet e mëdha europiane, pasi Mbape nuk është vetëm objektiv i Realit. Dihet që ai është një “yll” në ngjitje dhe klube si Juventusi, Liverpuli, Mançester Junajtid apo dhe Çelsi e dëshirojnë atë. Sidoqoftë, për vetë lojtarin Reali është klubi i ëndërruar dhe është mëse e qartë se Mbape dëshiron të veshë bluzën e “Los Blancos”. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d