BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mbape-Nejmar i japin “leksione” Bajernit të Mynihut, PSG pranë kualifikimit

Mbape-Nejmar i japin “leksione” Bajernit të Mynihut, PSG

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë jo pak emocione, sidomos në “Allianze Arena” të Mynihut, ku Bajerni u mposht në shtëpi 2-3 nga Paris San Zhermen. Një gol i shpejtë i Kilian Mbape, që në minutën e 3-të, goditi rëndë në aspektin psikologjik skuadrën e Bajernit të Mynihut, e cila e niste këtë duel si favorit. Goli i shpejtë i francezëve nuk u dha mundësinë gjermanëve të organizoheshin si duhet dhe të zbatonin detyrat e tyre në fushën e lojës. Në fakt, ndeshjen më mirë e nisi Bajerni që goditi shtyllën në minutën e 2-të të takimit, por në aksionin pasardhës realizoi PSG. Ishte Nejmar që mori përsipër të galoponte për 30-40 m e në kufijtë e zonës jep një start perfekt për Mbape dhe francezi përshëndet rrjetën. Për minuta të tëra Bajerni përpiqet të çajë mbrojtjen franceze, por finalizimi mungoi. Kurse në minutën e 28-të, ishte sërish Nejmar që me një pasim të gjatë në gjysmëlartësi nxjerr zbuluar Markinjos, i cili nuk e ka të vështirë të gjejë kohën e duhur dhe vendin e duhur për të dhënë goditjen “vrastare” për bavarezët. 2-0 për Paris San Zhermen dhe dukej se ndeshja për gjermanët kishte mbaruar. Por nuk rezultoi kështu, pasi bavarezët e gjetën guximin dhe forcën për të manovruar në fazën ofensive dhe pas shumë përpjekjesh, me anë të një asisti të dhënë nga Pavard, Çupo-Moting ia doli të shënojë me kokë golin në minutën e 37-të, duke rihapur ndeshjen. Ky ishte një gol i rëndësishëm për Bajernin në këtë takim.  Në pjesën e dytë pati një nisje më të qetë, por loja mori “zjarr” pas minutës së 55-të. Bajerni, pas përpjekjeve të shumta barazoi rezultatin 2-2, falë golit të shënuar nga veterani Tomas Muller. Por rezultati do të ndryshonte sërish dhe protagonist u bë sërish talenti francez Kilian Mbape, i cili, pas pasimit ideal që mori nga Di Maria, u fut në zonë dhe shënoi golin e tretë për parizienët në minutën e 68-të. Ky gol tregoi se Bajerni shfaqi probleme në prapavijë, sidomos me mbulimin e Nejmar dhe të Mbape, dyshja më e frikshme e këtij sezoni në Champions. Si përfundim, Paris San Zhermen fitoi me rezultatin 3-2 dhe bën një hap përpara drejt kualifikimit. Këtë e ndihmon fakti se dueli i kthimit do të luhet në Paris. Për Bajernin në këtë fazë kishte një dobësi që lidhej me mungesën e polakut Robert Levandovski, që siç dihet u dëmtua në ndeshjet e përfaqësueses së tij në eliminatoret e Botërorit. Ndërkohë, ndeshja tjetër e luajtur dje në mbrëmje ishte ajo mes Portos dhe Çelsit, dy skuadra që kanë befasuar në këtë edicion të UEFA Champions League për eliminimet e bujshme dhe natyrisht për cilësinë taktike që kanë shfaqur në fushën e lojës. Zhorzhinjo dha asistin dhe Maunt shënoi në minutën e 32-të për anglezët, duke i dhënë Çelsit një avantazh shumë të vlefshëm për këtë fazë të Champions. Në pjesën e dytë portugezët e rritën ndjeshëm volumin e lojës dhe u përpoqën të depërtonin tek porta kundërshtare, por mbrojtja angleze qëndroi e pathyeshme. Në minutën e 85-të, Çelsi i vuri “kapak” fitores, pasi shënoi golin e dytë me Çiluell. Kjo fitore i bën anglezët të hedhin një këmbë drejt gjysmëfinaleve.