Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbape shkakton “tërmet” në radhët e PSG, deklaratat për largim detyrojnë sheikët t’i rishikojnë kontratën

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, Kilian Mbape, është duke mbajtur në akth klubin e Paris San Zhermenit, sidomos pas deklaratave të tij dy ditë më parë kur linte të hapur mundësinë e transferimit në një kampionat tjetër e në një klub të ri që ka pretendime për të fituar tripletën. Dhe indirekt ai linte të hapur mundësinë e kalimit në Madrid, në radhët e Realit, ku presidenti i klubit spanjoll Florentino Perez po luan të gjitha “levat” për ta futur Mbapenë në gjirin e “Los Blancos”. Sikurse raportojnë mediat sportive franceze, një “cunami” të vërtetë mediatik po shkakton “ylli” francez i Paris Saint Germain, 20-vjeçari Kilian Mbape, i cili në artikulimin e tij të fundit ka lënë të hapur edhe një opsion që e projekton larg kampionëve të Ligue 1. “Mendoj se ka ardhur momenti për të marrë më shumë përgjegjësi. Nëse kjo do të ndodhë tek Parisi, do të isha shumë i lumtur, por nuk përjashtoj një projekt të ri,” u shpreh sulmuesi më i mirë i kampionatit francez. Drejtuesit e klubit kryeqytetas në këtë mënyrë janë përfshirë nga ankthi dhe brenda 24 orëve të fundit kanë dashur të stabilizojnë tensionin e krijuar nga një deklaratë e tillë nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku japin siguri mbi vazhdimësinë e Mbapesë në këtë organikë edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Në të vërtetë, një transferim i sulmuesit kampion bote gjatë kësaj merkatoje nuk do të kushtonte më pak se 200 milionë euro, por nuk janë të pakta klubet elitare europiane që do të ishin të gatshme të provonin shanset e tyre për shërbimet e tij kaq të kushtueshme. Nga ana tjetër fjalët e lojtarit shihen si një paralajmërim për klubin, ku në të vërtetë të gjitha privilegjet dhe vëmendja madhore deri më tani ka qenë “uzurpuar” nga braziliani Nejmar. Ndoshta një përmirësim i kontratës do ta mbyllte një herë e mirë këtë çështje, por sipas asaj që zbulojnë mediet franceze, edhe një hap i tillë ndoshta nuk do të mjaftonte, duke qenë se Mbape kërkon jo vetëm majën e hierarkisë në anën financiare, por edhe peshën në dhomat e zhveshjes, e cila deri më tani i ka shkuar Kavanit dhe Di Marias. Një situatë që mbetet për t’u sqaruar gjatë ditëve në vijim, kur në klubin e Parisit do të ketë edhe një takim me emirin që ka në pronësi këtë skuadër. Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë masash do të marrë Paris San Zhermen për të mbajtur në skuadër një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror, një lojtar që në kushtet normale të tregon nuk shihet më pak se 150 mln euro, por parizienët nuk duan që ky talent të përfundojë tek kundërshtarët e tyre. Gjithsesi, nuk mungojnë zërat që thonë se PSG mund ta shesë atë tek Reali për afro 200 mln euro, në mënyrë që të kompensojë blerjen deri tani të dështuar të Nejmar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E