BREAKING NEWS

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”, kryeministri Rama lëshon paralajmërimin e rëndë dhe i bën ftesën e papritur opozitës: Të vejë ulërimën për çdo rast!

“Mos hyni në gjynah! Ka shembuj historish të turpshme”,
x

Sport

Mbaron pritja/ Nis ‘magjia’ e Champions League, cilat janë ndeshjet e para që do luhen sonte

Mbaron pritja/ Nis ‘magjia’ e Champions League, cilat janë

Champions League kthehet sonte në mbrëmje për fazën e parë të ndeshjeve në grupe. Liverpuli që mban akoma titullin e kampionit në këtë kompeticioni do të luajë në transfertë me skuadrën e Napolit. Alison Becker është mungesa e madhe e “Reds” në portë, por arma kryesore e tyre qëndron te sulmi i frikshëm me Mane, Salah dhe Firmino.

Për këtë ndeshje janë favoritë anglezët, por kujtojmë se gjatë ndeshjeve të një sezoni më parë në Champions League, ata dolën me humbje nga San Paolo.

Karlo Ancelotti pritet të sjellë supriza në formacion, duke i besuar eksperiencës së Fernando Llorente në vijën e parë të sulmit. Për shkak të dëmtimit me kombëtaren, Elseid Hysaj do ta ndjekë ndeshjen ndaj Napolit nga tribuna. Në përballjen tjetër të grupit E, Salzburgu do të presë në fushën e tij belgët e Genk.

Sfida tjetër në mbrëmjen e sotme është ajo në “Signal Iduna Park”, ku Borussia Dortmund pret Barcelonën në sfidën e parë direkte të Grupin F.  Katalunjasit pritet  të kenë në formacion për herë të parë në këtë sezon Lionel Mesin. Ai është stërvitur me skuadrën edhe në seancën e fundit, por Valverde do të vendosë vetëm përpara ndeshjes nëse do ta aktivizojë sulmuesin.

Nga ana tjetër, Borussia kërkon të shfrytrëzojë faktorin fushë, për të kaluar një grup shumë të vështirë, ku bën pjesë edhe Inter.

Skuadra ‘bardh e kaltër’ pret në shtëpi Slavia Prague me formacionin e plotë, ku në dyshim është vetëm Romelu Lukaku.

Të tjera skuadra që luajnë sonte në fazën e parë të Champions League janë Chelsea, Ajaxi dhe Benfica.