BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Sport

Mbi 200 mln euro humbje, Paris SG nxjerr në shitje një nga “yjet” e saj

Mbi 200 mln euro humbje, Paris SG nxjerr në shitje një nga

Kampionati francez nuk e ka nivelin e ligave më të forta sikurse janë Premier League angleze dhe Segunda Divizion spanjolle, apo dhe Serie A italiane, por në gjirin e kampionatit francez është një skuadër që bën diferencë dhe rivalizon me më të mirat e kontinentit . është pra, skuadra e Paris San Zhermenit, e cila sezonin e kaluar arriti deri në finalen e UEFA Champions League ku humbi ndaj Bajernit të Mynihut. Duhet thënë se francezët kanë bërë progres në këtë drejtim, por pandemia e koronavirusit dhe disa probleme të tjera menaxhuese, kanë sjellë një situatë jo të mirë financiare edhe për klubin e sheikëve. Media të ndryshme aludojnë se Paris SG është duke ideuar shitjen e disa lojtarëve në merkato për të kompensuar disfatat e rënda financiare të sezonit. Madje në treg do të hidhet njëri prej dy yjeve të ekipit, ose Nejmar, ose Kilian Mbape. Gjithçka duket në këtë rrugë, por ende nuk ka qëndrim zyrtar nga vetë klubit. Sipas medieve franceze, pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka shkaktuar kanë prekur gjithashtu klubet më të pasura në botë. Nuk bën përjashtim në këtë rast as PSG. Siç njofton “L’Equipe”, shoqëria pariziene paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar. Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë. Për më tepër, PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kilian Mbape dhe Nejmar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”. Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm. Nejmar, prioritet: 204 milionë euro humbje ndikojnë, pa dyshim, në planifikimin e skuadrës së PSG-së. Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit, tashmë e ka bërë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbapenë dhe me Nejmarin, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë. Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG e ka të qartë se përparësi mbetet “ylli” brazilian, rinovimi i të cilit mund të kontribuojë në shitjen e talentit francez. Mesi, në horizont: Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Mesin: “Lojtarët e shkëlqyeshëm si Mesi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë”, deklaroi braziliani pak ditë më parë. Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar. Ky është menaxhim i vështirë që Paris San Zhermen do të duhet ta bëjë në muajt e ardhshëm. Njëri mes Nejmarit dhe Mbapesë me siguri që nuk do të jetë pjesë e parizienëve sezonin e ardhshëm.