Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Sport

Mblidhen firmat tek Barcelona, duhen edhe 9 mijë për të shkarkuar presidentin Bartomeu

Mblidhen firmat tek Barcelona, duhen edhe 9 mijë për të shkarkuar

Barcelona po zien nga brenda, shkak janë raportet e tensionuara pas qëndrimit refuzues të Mesit, dhe sjellje arrogante të presidentit Josep Maria Bartomeu. Në fakt, në Katalonjë kanë nisur të mbledhin firmat për shkarkimin e presidentit. Janë mbledhur deri tani gati gjysma e firmave që kërkon rregullorja dhe deri më 147 shtator mund të plotësohet kuota që duhet për të bërë zgjedhje të reja në klub e ku rivalët e Bartomeut janë gati ta “shqyejnë” presidentin aktual pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në kampionat dhe në UEFA Champions League. E ndërsa Mesi është kthyer në stërvitje, Bartomeu duket se nuk e ka të gjatë, për më tepër që Mesi është kundër tij. janë vetë mediat spanjolle që shkruajnë se Klubi i Barcelonës po përjeton ditë shumë të vështira për shkak të menaxhimit të pakujdesshëm, që dërgoi në një ulje të drastike të rezultateve në fushë dhe humbjeve financiare, që e kanë futur klubin në krizë, duke e patur të pamundur të ndërhyjë në merkato për të sjellë lojtarë të nivelit të lartë. Më pas erdhi çështja “Mesi”. Argjentinasi nuk e sheh Barçën një klub të denjë për të luftuar për trofe të mëdha dhe kërkoi largimin nga klubi. Presidenti Bartomeu këmbënguli me kushtet e parashikuara në kontratë dhe në fund Mesi qëndroi në klub pa dëshirën e tij. E gjithë kjo situatë e nderë në klub ka bërë që në Katalonjë të ndërmerret një nismë për shkarkimin e Bartomeut përmes një mocioni mosbesimi, të iniciuar nga kandidatët për president, Joan Laporta, Viktor Font dhe Zhordi Farre. Për të përmbushur këtë objektiv të tyre duhen plot 16500 firma të anëtarëve të klubit, që duhet të mblidhen brenda datës 17 shtator. Ditën e sotme ata njoftuan se kanë arritur të mbledhin plot 7500 firma brenda një harku kohor të një jave. Fushata vazhdon dhe po punohet fuqimisht për të shkarkuar Bartomeun dhe anëtarët e bordit të klubit, që e mbështesin presidentin aktual të klubit. Mbetet për tu parë nëse do të arrihet ky numër, teksa duhet të themi se ditën e sotme kjo çështje është shndërruar në ndërkombëtare. Ndërkohë, klubi ka marrë masa që të blindojë lojtarët e rinj cilësorë që të mos largohen. Kështu, lëvizja kryesore ishte përqendruar drejt Fatih, i cili ishte vënë në shënjestër të shumë klubeve të mëdha europiane. Kështu, sikurse raportojnë mediat sportive spanjolle, Barcelona është duke përgatitur kontratë të re për Ansu Fatin. Talentit spanjoll do t’i ofrohet kontratë e re me kushte dukshëm më të mira. Sipas mediave spanjolle, edhe Fati dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”. Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes, së shpejti do të takohet me krerët e klubit për ta mbyllur marrëveshjen. Barcelona do t’i ofrojë Fatit kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në ekip deri në vitin 2025. Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon në vitin 2022. Me kontratën e re, Fati pritet të ketë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. Kjo lëvizje e klubit për të mbajtur talentin është shenjë pozitive për vazhdimësinë.