
Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Shkruar nga Adriatik BALLA 5 Gusht 2022

Federata Shqiptare e Futbollit duket se pjesën dërrmuese të financave edhe për këtë vit do ta derdhë në infrastrukturë, për t’i dhënë një ndihmë klubeve që ose janë në mesin e rrugës pr të pasur impiantin, ose kërkojnë fushë të re. Kështu, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh dje për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik në Shqipëri. Si fillim anëtarët e KE-së diskutuan propozimin për rregulloret e kompeticioneve që organizon FSHF për sezonin 2022/2023 e më konkretisht kampionatet e Superligës, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria Superiore U-21, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19. Pas diskutimeve rregulloret e reja për këto kampionate janë miratuar, ashtu si manualin e delegatit, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Promovimi i lojtarëve të rinj
Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni i Posaçëm i Përkohshëm për “Reformimin e Rregulloreve te Federatës Shqiptare te Futbollit” në bashkëpunim me Departamentin e Garave të FSHF propozoi krijimin e një sistemi motivimifinanciar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grup-moshës 16-21 vjeç. Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimit të lojtarëve të rinj, duke e kthyer Kategorinë e Parë në një vitrinë të rëndësishme për elementët e spikatur. Propozimi i Sekretariatit të përgjithshëm dhe Departamentit të Garave për strukturën e kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe të Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 u kthye për miratim nga Komisioni i Licensimit. Strategjia e FSHF-së parashikon që në kampionatet kombëtare të marrin pjesë klubet profesioniste dhe akademi të cilat licensohen si profesioniste duke plotësuar të gjitha kriteret e parashikuara në drejtimin sportiv, infrastrukturor dhe organizativ.
Ndihmë për Partizanin dhe Kukësin
Komitetit Ekzekutiv miratoi, gjithashtu, disa investime të rëndësishme infrastrukturore në disa zona të vendit. Sipas këtij vendimi do të mbështetet financiarisht ndërtimi i 3 fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në Shkodër, pajisja me sistem ndriçimi i aneksit të parë të kompleksit Apolonia pas përfundimit të investimit të njëllojtë në aneksin e dytë, i cili është financuar gjithashtu nga FSHF. Janë miratuar disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar në projektin paraprak. Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit të Superligës, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit.
Më të lexuarat


Shtatori vendimtar për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, por edhe për pozitat e trajnerit Edi Reja

Sukses ndërkombëtar, Enkileda Carja medalje të trefishtë bronzi në Europianin U-15

Plas skandali/ Zbulohet rrjeti që trukonte ndeshje në shtetin Europian, dyshohet se...

Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane
