BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Mbrëmje magjike në “Air Albania, Tirana mposht Partizanin pas gati 6 vjetësh

Mbrëmje magjike në “Air Albania, Tirana mposht Partizanin pas

Në prani të afro 20 mijë vetëve, dueli i mbrëmshëm derbi midis Partizanit e Tiranës mori trajtën e tij maksimale, pikërisht në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Çdo gjë perfekte, spektakolare, emocionuese por me një fund festiv për Tiranën dhe trishtues për Partizanin në aspektin e rezultatit, pasi Tirana fitoi 2-1, duke thyer tersin që e ndiqte në derbi prej shkurtit 2014. Ishte një ndeshje për kornizë në futbollin shqiptar, për më tepër që u etiketua që në fillim si “derbi i solidaritetit”, si mbështetje për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Sa i takon ndeshjes, goli i bardhebluve do të vinte shpejt, pasi në minutën e shtatë ishte një “ish” i Partizanit, Idriz Batha, që pas një krosimi të marrë nga krahu, nuk gaboi me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Jurgen Bardhi që shënoi golin e barazimit, ndonëse pati dyshime për një pozicion jashtë loje të Romeros, gjatë aksionit që prodhoi edhe rastin e golit. Deri në fundin e pjesës së parë pati një epërsi të lehtë të Tiranës, por me raste nga të dy ekipet. E megjithatë pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1. Pjesa e dytë nisi sërish me Tiranën më të qartë dhe më kërkuese, ndërsa nuk mungoi as tensioni mes Ngo dhe Trashit, që u kacafytën e morën kartonë të verdhë. Në minutën e 72-të ishte Kobinah që i rrëmbeu një top Boldor dhe u nis drejt zonës së portës së Hoxhës, aty ku Muçi priste i vetëm, por sulmuesi ganez i bardhebluve vendosi të gjuajë vetë dhe topi i devijuar nga një mbrojtës, u ndal vetëm në shtyllën e portës së të kuqve. Kampionët në fuqi u zgjuan vetëm në minutën e 82-të, kur zbritën rrezikshëm në krahun e djathtë dhe pas një kombinimi Çinari-Bitri, ky i fundit krosoi në zonë, aty ku Jurgen Bardhi bëri më të vështirën duke gjuajtur mbi portë një top nga një distancë vetëm dy metra larg vijës fatale. Sidoqoftë, goli i fitores për Tiranën do të vinte pikërisht në sekondat e para të shtesës prej 4 minutash, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, Kobinah shërbeu për Muçin, që gjuajti menjëherë nga distanca, por gjuajtja e tij u grushtua nga Hoxha, ndërsa topi i mbetur afër vijës fatale u shty në rrjetë pikërisht nga sulmuesi ganez. Festë e madhe në kampin bardheblu, ndërsa Kobinah heq fanellën, duke marrë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe lënë Tiranën me 10 futbollistë, por fitoi kohë për skuadrën. Partizani pati një rast në fund me Trashin, por topi “qethi” shtyllën pingule e përfundoi jashtë. S’ka më kohë dhe vërshëllima e fundit e Enea Jorgjit bëri të kalojnë në delir mijërat e tifozëve të Tiranës, por u duartrokitën edhe ata të Partizanit. Një fitore që për Tiranën vjen pas 6 vjetësh dhe kishte ndodhur në “Qemal Stafën” e vjetër.

Egbo fiton “mandatin” sezonal, Demi: Tirana e meritoi

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ishte dje një nga më të lumturit dhe njëherësh fatsjellësi i Tiranës. E kishin provuar më parë të tjerë por kishin dështuar. Egbo ktheu Tiranën tek fitorja në derbi pas afro 6 vjetësh dhe me këtë sukses duket se ka siguruar “mandat” sezonal. Pas ndeshjes së djeshme ai u shpreh: “Nuk kam bërë asgjë, por çunat kanë qenë të bashkuar nga minuta e parë, deri te minuta e fundit. Unë u kam thënë para ndeshjes, që duhet të fitojmë, pasi kemi shumë vite që nuk ia dalim, por duhet të kemi durim dhe të presim kohën e duhur për të shënuar. Lojtarët mu përgjigjën mirë në fushën e lojës dhe jam shumë i kënaqur. Ne sot morëm një fitore dhe jemi tre pikë larg kreut, ndaj kampionati është ende i gjatë dhe kemi më shumë se dy faza për të luajtur. Tirana është brenda objektivave të saj. Atmosfera? Ishte e jashtëzakonshme dhe unë do të doja të isha futbollist sot dhe të luaja, gjë që ua thashë edhe futbollistëve. Në këtë stadium kam luajtur edhe unë derbin e parë si futbollist i Tiranës dhe u kërkova çunave të japin shpirtin”, tha Egbo. Ndërkohë, pas takimit foli dhe presidenti i të kuqve, Gazmend Demi.  “Sa të jem unë president te Partizani, Tirana nuk fiton asnjë derbi”. Kjo ka qenë një nga batutat e shpeshta të presidentit të Partizanit, Gaz Demi, por dje, duke lënë stadiumin “Air Albania”, Gaz Demi ka pohuar: “E meritonte Tirana fitoren, ishte një ndeshje e bukur, s’ka asnjë gjë. E di drejtori për masat. Për tifozët më vjen keq shumë keq sepse na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi ai. Ndërsa i ngacmuar për deklaratën e bërë, Demi sërish me humor deklaroi: “kam thënë që sa të jem unë president te Partizani, Tirana nuk fiton derbi, por kanë kaluar 5 vjet…!”

Adriatik BALLA