BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Sport

Mbrëmje surprizash! Spanja dhe Gjermania dështojnë në Ligën e Kombeve

Mbrëmje surprizash! Spanja dhe Gjermania dështojnë në

Ka qenë një mbrëmje surprizash kjo e së martës në Ligën e Kombeve ku dy ekipet elitare të futbollit botërore Spanja dhe Gjermania kanë dështuar në ndeshjet e radhës.

Spanja humbi në Ukrainë me rezultatin 1-0 edhe pse e kontrolloi totalisht ndeshjen. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e dytë të takimit me Tsygankov, ndërsa “La Roja” prej disa ndeshjesh po tregon se ka mungesa në sulm dhe se i riu Fati nuk mundet të mbajë peshën e ekipit.

Gjermania nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 përballë Zvicrës në një ndeshje spektakolare që u mbyll pa fitues. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjë prej ekipeve të cilët renditen poshtë Spanjës së vendit të parë në grup.

Ndërkohë që kjo ndeshje ishte jubilare për Toni Kroos i cili shënoi 100 ndeshje me fanelën e Pancerave.