Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbrojtësi/ Ivan Balliu në 11-shen e javës në Francë, e vlerëson “L’Equipe”

Postuar: 19/09/2017 - 07:39

Një nga lojtarët shqiptarë që spikati në javën që lamë pas ishte padyshim mbrojtësi Ivan Balliu, i cili është pjesë e Metz në kampionatin francez të Ligue 1. Dje futbollisti kuqezi është përfshirë nga mediat franceze në 11-shen më të mirë të javës së gjashtë në kampionatin e këtij vendi, duke pasur kështu një arritje domethënëse. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare vlerësohet nga prestigjiozja “L’Equipe” si një nga lojtarët më të mirë të kësaj fundjave në futbollin francez duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë. Mbrojtësi kuqezi vlerësohet me notën 7 pas paraqitjes perfekte në transfertën e Axhers ku u aktivizua si mbrojtës i djathtë në formacionin 4-4-2 të trajnerit Filipe Hinsberger. 25-vjeçari u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes duke e ndihmuar ekipin e tij të arrinte një sukses shumë të rëndësishëm me rezultatin 1-0. Në formacionin ideal të javës së 6, ai rreshtohet në krahun e djathtë të mbrojtjes me 5 lojtarë dhe sipas “L’Equipe”, Balliu fitoi çdo duel duke pësuar madje edhe 3 faulle. Në fundin e ndeshjes, ai arriti të ruante të paprekur portën e Metz pasi topi po drejtohej në rrjetë. Me një ndërhyrje vendimtare në vijën fatale, Balliu ruajti avantazhin e skuadrës së tij. Mbrojtësi shqiptar është lojtari i vetëm i Metz që përfshihet në formacionin më të mirë të javës ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe emra me peshë të kampionatit francez si Falkao, Rabiot apo Malkom. 25-vjeçari shqiptar i lindur në Spanjë numëron 4 ndeshje si titullar këtë sezon me fanellën e Metz ku ka arritur të kthehet në një pikë referimi për skuadrën franceze.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.