BREAKING NEWS

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta paralajmëron kryeministrin Rama: Do të përfundosh me mjekun te koka dhe policin te dera

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta
x
BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x

Sport

Mbrojtja e Sitit me probleme, pas Halandit Guardiola sytë sërish nga Dortmundi

Mbrojtja e Sitit me probleme, pas Halandit Guardiola sytë sërish nga

Reparti difensiv i Mançester Sitit shfaq dobësi dhe kjo ka nxitur trajnerin katalanas të shohë alternativë tek Dortmundi në Bundesligë

Mançester Siti  humbi 3-1 finalen e Superkupës me Liverpulin, duke shfaqur probleme tnë mbrojtje. Tekniku Pep Guardiola kërkon edhe një afrim nga merkato dhe “Qytetarët” kanë hedhur sytë nga Bundesliga. Objektivi i klubit anglez është Rafael Guerreiro, anësori i majtë i Borusias së Dortmundit dhe kombëtares portugeze. 28-vjeçari është pjesë e verdhezinjve prej vitit 2016. Një anësor me karakteristikat që kërkon Pep Guardiola, teksa Guerreiros i ka mbetur edhe një vit kontratë me klubin gjerman. Siti është fokusuar prej ditësh te Mark Kukurella, por Brajton po reziston dhe ka kërkesa të larta për të lënë të lirë mbrojtësin e majtë spanjoll. Akordi nuk po arrihet dhe drejtuesit e Mançester Siti po përqendrohen te pista Guerreiro. Raportet me Dortmundin janë pozitive pas operacionit të transferimit të Erling Haland në “Etihad Stadium”. Klubi anglez pritet të formulojë së shpejti një ofertë zyrtare për gjermanët dhe agjentin e Guerreiros, i cili do e pranonte me kënaqësi një transferim në Premier League. Erling Haland është kritikuar në ndeshjen e parë zyrtare në Superkupën e Anglisë pas rasteve të humbura nga analistët sportivë. Por në mbrojtje të lojtarit ka dalë trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e norvegjezit. “Haaland pati raste, dy ose tre në pjesën e parë dhe një në fund. Ai luftoi shumë, bëri lëvizjet. Është mirë për të të shohë realitetin e një vendi të ri, ligës së re, por ai ishte aty. Ai nuk shënoi. Një ditë tjetër ai do të shënojë. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme për këtë dhe do ta bëjë atë. Ai ka një sens të jashtëzakonshëm. Ai do të na ndihmojë shumë”, deklaroi Guardiola. Ndërkohë, vetë Dortmundi është duke bërë blerje. Kështu, Xhiovani Simeone, karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligën e Gjermanisë. Për sulmuesin argjentinas ka shfaqur interesim Borusia Dortmundi. Klubi gjerman është afër finalizimit të marrëveshjes me Simeonen. Futbollisti aktual i Hellas Veronës ishte objektiv i Napolit, por si duket Dortmundi po e fiton garën. “Marca” shkruan se delegacioni i Dortmundi do të fluturojë drejt Italisë të enjten për të finalizuar marrëveshjen me Xhiovani Simeonen, i cili është djali i trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeones. Dortmundi është i detyruar që të transferojë një sulmues, pasi Sebastien Halleri duhet do të qëndrojë jashtë fushës për kohë të pacaktuar për shkak të sëmundjes që i është shfaqur (tumor).